Ftesë për promovimin e librit të Rexhep Rifatit: “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”

Më 15 Tetor 2022, në ora 17, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) organizon në  Bernë ,  në “Allresto” – Kongresszentrum Effingerstrasse 22 / 3008 Bern, promovimin e librit të gazetarit Rexhep Rifati: “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”, me parathënien e Dr. Prof. Antonio Belluscit, në botim të platformës prointegra.ch, ku merr pjesë edhe redaktorja dhe përkthyesja e librit, Dr. Ornela Radovicka. Libri  dygjuhësor (shqip dhe italisht) përfshinë mbi 500 foto autoriale të mbi 50 ngulimeve arbëreshe.

Evenimenti shoqërohet nga grupi artistik “Gjaku i Arbërit” nga Kalabria, që drejtohet nga profesor Michele Greco, si dhe një foto-kolazh me vendbanimet arbëreshe dhe ekspozitë fotosh.

Për LKSHM, Musa Jupolli, kryetar

(Përshëndetje edhe nga autori: Rexhep Rifati , Tel 0786865320)