Shpalosja e flamurit kombëtar i kushtoi 1100 euro dhe 5 vjetë ndalesë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut

Arbëreshi dënohet me 1100 euro dhe 5 vjet ndalesë në Maqedoninë e Veriut, vetëm pse shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit.

Gjergj Prenkoçaj, njëri nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve që shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit është dënuar me 1100 euro dënim nga Gjykata e Ohrit, por përveç kësaj atij i është shqiptuar masë ndalese prej 5 viteve për të mos hyrë në Maqedoni.

Gjergj Prenkoçaj tha se flamurin e Skënderbeut e ka shpalosur si shenjë përkujtimi me rastin e shpalosjes së flamurit kombëtar nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në betejën e tij edhe në këtë tokë arbërore.

“Nuk do të ndalemi. Faleminderojmë të gjithë ata që na mbështetën. Na do të vazhdojmë për këtë tokë arbërore. Nuk do të ndalemi kurrë. Kjo është tokë e Gjergj Kastriotit. Ndoshta si pëlqeu gjykatësit, por unë nuk heq dorë. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar. Kjo na bën më të fortë”, theksoi Gjergj Prenkoçaj.