Filmi shqiptar, “2 Gisht Mjaltë” në kinematë e 7 qyteteve zvicerane

Që nga 2 maji në disa nga kinematë e 7 qyteteve të Zvicrës, kryesisht gjermanofolëse do të shfaqet filmi “Dy gisht mjaltë”.- Ky film më i ri i Ermal Mamaqit me regji të Ermir Kahlilzade dhe me protagoniste Elvana Gjatan ka thyer rekordin që në ditën e hapjes

Filmi është i zhanrit komedi dhe flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. Ata mundohen të realizojnë muajin e mjaltit në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni që zgjat 101 minuta ka edhe emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, e të tjerë. Po në këtë film mund të shihet edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa celebron çiftin.
Nga shtypi shqiptar mësojmë gjithashtu se : “2 Gisht Mjaltë” është një komedi romantike në stil amerikan, ku personazhi kryesor Vini (Ermal Mamaqi) njihet dhe dashurohet me Emën (Elvana Gjata), dhe pasi martohen në kohë rekorde, nisen për pushime ku gjithçka shkon paksa ters. Rrethuar nga një humor tipik shqiptar, ky film i përshtatshëm për të gjitha moshat, jo vetëm do ju bëjë për të qeshur, por do e bëjë kohën të kalojë pa u kuptuar.

Aktualisht kjo komedi po shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa sa i përket Zvicrës lajmin e ka bërë të ditur  këngëtarja Elvana Gjata e cila gjatë një koncerti të organizuar kohë më parë  në diskotekën e njohur “Rinora 4”, me seli në Rümlang. Kështu që nga dy maji filmin do ta kemi edhe në disa kinema të Zvicrës e që shpresojmë se krahas publikut vendas do të ketëe dhe mjaft shqiptarë e të tjerë.