Fëmijët si drita e Diellit
Nga Sami ARIFI
Troja dhe Gjina,
janë dy bukuroshe!
Njëra zeshkane,
tjetra bardhoshe!
Troja vend i im,
ku frymuan t’parët!
Mu bashë n’këtë vend,
thotë Gjina; kanë jetu shqiptarët!
Fëmijët n’prehër t’gjyshit,
me gjeste kujtojnë!
Përmes iluzioneve,
historinë shpalojnë!
Fëmijët si drita e Diellit,
japin gjithmonë gëzim!
Vendin e etërëve tyre,
e mbajnë n’përqafim!