Endje me ëndje
Endem nëpër facebook
Pas ca kohësh
Si kaçak zbritur prej malesh
A si i vetëprangosur mes muresh
Të shoh çka ndonjë të re
Nga miqtë realëvirtualë
Seç m’u kujtua një shprehje
Dëgjuar e përdorur në shkollë të mesme
“Ma mbrenda jashtë se ftohtë”
Sidoqoftë
E natyrshme të shohësh se si dikush
Ka postuar një njoftim
Një përjetim
Një thënie
Një poezi
Një fotografi
Një libër
Një pikturë
Një skulpturë
Një ndërthurje mes artesh
Një kombinim
Një mozaik
Më pëlqen të endem me ëndje në facebook
T’u përgëzoj për atë që postoni
E prisni që në vallen e postimeve
Të hidhem edhe unë ndonjëherë
Si miku juaj realvirtual
Që s’harron t’ju falënderoj
Për gjërat e çmueshme e me vlerë
Kur po më zbukuroni çaste e minuta dite
Të një jete që synon të jetë shumë më e mirë
E që shumë më e bukur synon të jetë