Homazhe albanologut Robert Elsie, që u varros në Theth me kostume shqiptare

Gjatë qëndrimit tim dyditor në Theth të Alpeve Shqiptare me një grup ferizajasish, që kanë pasion udhëtimet shtigjeve malore, vizituam edhe varrin e albanologut, studiuesi dhe përkthyesit të njohur, kanadezi me origjinë gjermane, Robert Elsie, i cili sipas amanetit për dashurinë e madhe ndaj tokave shqiptare u varros më 18 Tetor 2017, po në këtë vend magjik, në saje të dedikimit që ai pati ndaj vendit tonë, traditave dhe gjuhës sonë amtare, duke lartësuar vlerat, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Amaneti i albanologut të njohur kanadez me origjinë gjermani që të varroset në Theth në qarqet kulturo- letrare ndërkombëtare u prit me kërshëri e interesim të veçantë, sepse në këtë mënyrë i bëhej një jehonë edhe më e madhe vetë traditës dhe mikpritjes shembullore shqiptare. Ndaj edhe gjatë planifikimit të udhëtimit me grupin alpinistëve ferizajas, një ndër pikat e vizitave përfshihej edhe një vizitë varrit të këtij miku të shquar të shqiptarëve i cili krahas disa vizitave e hulumtimeve shkencore e gjuhësore, ushqente edhe një dashuri të madhe ndaj tokës së shqipeve dhe shqiptarëve përgjithësisht, duke lënë pas vetes një numër veprash me vlerë, ndër të cillat shquhet edhe libri voluminoz “Fiset Shqiptare” të cilin pata rastin ta lexojë pas kalimit të Elises në jetën e amshueshme.

Dhe derisa ishim të vendosur në Theth në familjen e Mark Terthorjes, mësuam se babai i Prenki 83 vjeçar, tash më i ndjerë, kishte marr pjesë në organizimin e banorëve të Thethit me rastin e varrimit të albanologut Elisije.

Në këtë mënyrë ishte përmbush amaneti i Robert Elsies, që të prehet në Theth me kostum popullor shqiptar, veshje këtë që e adhuronte, duke lënë pas veti edhe një varg fotosh të rralla, madje edhe në kolor, nga këto e vise të tjera shqiptare gjatë kërkimeve shkencore-kulturore nga fusha e traditës dhe albanologjisë.

Siç dihet: Robert Elsie, qysh në vitin 1978, vizitoi Shqipërinë disa herë në kuadrin e “Takimeve shkencore” midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.