Nga 27 – 31 Maj në Bellaria të Italisë në Garat Ndërkombëtare Botërore për Vallëzim IDF (International Dance Federation) me prani të shumë se 32 shteteve vajzat shqiptare të shoqëruara edhe nga ato angleze, triumfuan me kualitet dhe art të mirëfilltë
Nga Rexhep Rifati
Bashkë me zërin e Nexhmije Pagarushës, balerinat shqiptare dhe ato angleze u kthyen me fitore nga Italia. Që nga 27 – 31 Maj 2015 në Bellaria të Italisë, u mbajtën Garat Ndërkombëtare Botërore për Vallëzim IDF (International Dance Federation). Në këtë eveniment ndërkombëtar kishte një pjesëmarrje masive, 32 shtete, të cilat sollën kualitet dhe art të mirëfilltë në disiplina të ndryshme të vallëzimit duke filluar nga: Vallëzimi modern, balet, hip hop, salsa, tap, disco, folk , show dance, fantazy etj. Përzgjedhësja e reprezentacionit Anglez dhe njëherësh presidentja e IDF për Anglinë, Zonja Angie Whittle, drejtoreshë e shkollës Westminster School of Performing Arts, paraqiti kualitet të lartë duke u vlerësuar me shumë vende të para: 12 arit, 8 argjend dhe 6 bronz kjo ishte fantastike, duke mos munguar edhe puna e organizatores së njohur Xenia Braganini.
Vajzat e lindura në Londër, krenari shqiptare
Jemi dëshmitarë të kësaj kohe të krenarisë kombëtare vajzat shqiptare të lindura në Londër, Bleona e Dijedona Bejtullahu, Elisa Krasniqi, e ato Angleze Kirsty Morgan e Joana Morgan si dhe djaloshi me origjinë shqiptare Antonio Bourouphael , të veshur me kostume kombëtare përfaqësuan Anglinë dhe përmes tingujve të “Bareshës“ së Rexho Mulliqit, interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, pushtuan skenën gjigante në Itali, duke na dhuruar emocione të krenarisë!
Ata të përgatitur profesionalisht u ngjiten drejtë skenës për të paraqitur vlerën e muzikës shqiptare, në atë moment kur zëri i Nexhmije Pagarushës, filloi të dëgjohet fëmijët filluan interpretimin e tyre skenik e kënga e ‘’Bareshës’’ ishte vetë shqiponja që valëvitej sikur një flamur e thoshte: kam krahët e vajzave e bijve të mi, që sot fluturojë e lirë përpara jush …ashtu sikur dëgjoheshin tingujt e muzikës edhe teksti i këngës: ‘’kam rrit shtatin nderë k’to male’’… në atë moment lë një përshtypje sikur edhe muret e asaj salle flisnin shqip, e lotët shqip ndjenjën e tërësisë emocionale shpirtërore nuk e përballonin dotë , sepse thirrja e brendshme të pushtonte se ne ruajmë identitetin e atdhedashurisë edhe pse jetojmë larg nga Tokat tona.
Vajzat angleze të veshura me kostume shqiptare
Njeriu në ato qaste ndjehet sikur është vetë shqiponja që fluturon drejt qiellit e pamposhtur nga historitë e shekujve, sidomos kur paraqitja e vlerave të kombit tënd pasqyrohet edhe përmes fëmijëve të lindur e të rritur në Londër, e veçmas kur vajzat angleze i shikon të veshura me kostume shqiptare dhe me shumë dashuri duke interpretuar folklorin shqiptar. Në këtë rast do ta citoja thënien e romantikut tonë të njohur Naim Frashërit i cili thoshte: Puna dhe dija i duhen shoqërisë shqiptare. Ideja e këtij projekti ishte e : Abedin Bejtullahut dhe Sadie Kryeziu Bejtullahu, koreografia: Profesoresha Angleze e Baletit Christine Aspden dhe koreografi i njohur shqiptar Tomorr Kokona , realizimi i muzikës (Editing) talenti i njohur Jakup Bajrami, duke na e mundësuar edhe këngën origjinale sepse kriteret për paraqitje e kërkonin këtë, Tomorr Kokona, Sadie Kryeziu, Kostumografia: Sadie Kryeziu, gjithashtu kontribuuan me shumë dashuri Sadete Shabani, Yllka Halil Alidema dhe realizimi i paraqitjes së vlerave shqiptare nuk mungoi por u realizua me fitore. Vetëm kështu krenaria jonë nderohet e ndjenja e lumturisë: O sa mirë që jemi shqiptarë nuk përshkruhet! Këtë fitore të krenarisë kombëtare do ta përmbyllja me porosinë e të madhes hyjneshës së njerizimit, nobelistes shqiptare Nënë Terezës: Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të. Jeta është një detyrë, përfundoje! Jeta është një premtim, plotësoje! Jeta është një ëndërr, realizoje!
Gjithashtu tek shkolla e Baletit tash është vendosur një foto e përbashkët me te gjithë fituesit te cilët përfaqësuan Anglinë! Ata ne duar mbajnë edhe troftë me krenari. Gjithashtu edhe ne murin e shkollës shikon disa foto nga fituesit e Garave Ndërkombëtare Botërore qe u mbajtën ne Bellaria te Italisë, aty është edhe fotoja e Albanian Folk, sa bukuri e njëkohësisht, aq edhe krenari kur arti shqiptar përfaqësohet edhe nga Institucionet angleze. “Jemi krenare qe jemi shqiptare! Respekt për te gjithë miqtë tanë”, thonë prindërit e fëmijëve shqiptarë që morën pjesë në garat ndërkombëtare të vallëzimit në Itali.






























