„Edukimi Medial“ të futet si lëndë në shkolla

Ka disa vite që është diskutuar futja e lëndës “Edukim Medial”, nëpër plan programet shkollore në Kosovë, por megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur akoma. Nxënësit e shkollave kosovare nuk kanë lëndë rreth edukimit medial në shkollimin e tyre parauniversitarë.

Është bërë e ditur se është mëse i nevojshëm edukimi medial parashkollor për të gjithë nxënësit e shkollave tona. Kjo sepse fëmijët janë pak të edukuar në këtë drejtim, sepse është shumë e rëndësishme mbajtja e gjykimit kritik.

Por, pavarësisht kësaj është gjithashtu e nevojshme që të ngriten edhe kapacitetet e mësimdhënësve që do të ligjërojnë këtë lëndë. Prandaj, është e nevojshme të punohet me tad he të bëhet përputhje me kurikulat sic ka vazhduar deri më tani.

Ndryshe, në vitin 2018 nga Ministria e Arsimit është premtuar që një gjë e tillë do të ndodhë.