Dy prej recetave shqiptare në librin turistik Albanien

Jogurt nga paxhari i kuq

Përbërësit: Një panxhar i madh dhe i kuq, jogurt (10% përmbajtje yndyrore), limon, kripë dhe piper

Përgatitja: Marrim panxharin që mund të gatuhet ose që përdoret i papërpunuar. Që të dyja gjenden në kuzhinën shqiptare. Panxharin e grijmë sa më imët dhe e përziejmë me kosin, pastaj e rregullojmë me lëng limoni, kripë dhe piper.

Një recept i tillë është shumë i përshtatshëm si sos për qofte dhe shkon përfekt me perime dhe peshk te pjekur në skarë.

Fërgesë e Tiranës

Kjo është një pjatë tipike shqiptare nga Tirana dhe është e përhapur gjerësisht në vend.

Përbërësit (për dy persona) :  dy domate, pesë speca të kuqe, ½ miell e lugës së çajit, 200 gram djathë të bardhë, vaj, kripë dhe piper.

Përgatitja: Ndezim furrën në 200°C. I copëzojmë specat në kubikë të vegjël dhe i ziejmë në vaj në një temperaturë mesatare, derisa të zbuten pak. Më pas, shkrini djathin dhe miellin në sobë derisa të përftoni një përbërje kremoze. Përziejmë perimet me salcën e djathit dhe i vendosim në një tavë të lyer me yndyrë. I lëmë të piqen 15 – 20 minuta.

Recetat janë zgjedhur nga libri turistik Albanien i atutorëve Frank Dietze dhe Shkëlzen Alite.