Dy poezi nga Judita Dedi

Poezi nga Judita Dedi

Udhetoj me detin

Udhëtoj me detin, pa harta, pa kohë…
Ku vala më flet e unë tjerr një mendim…
Në shkumbën e bardhë gjej fjalë që s’i thashë…
Në thellësi ndjej jehonën e shpirtit tim…

Mos është ky udhëtim, një ëndërr e gjatë?
Apo realitet që s’guxoj ta di?
Mbi dallge le gjithçka që kam pasur…
Veç zemrën e lirë e marr përsëri…

Gushëkuqi

Në cepin e qetësisë zbret gushëkuqi plot trishtim,
krahët ende i dridhen nga stuhitë që ka kaluar…
Rri pak, ikën prapë, e mban me vete një dyshim…
por sërish kthehet, se diçka brenda ende s’ka mbaruar…

E shtyn shpesh era e fortë e mërzisë,
por ai ngre kokën lart, në qiell pa drojë…
E lodh fluturimi i gjatë, e pret një degë ku të rrijë..
në sytë e tij ka zjarr, e asgjë s’do mund ta rrëzojë..

Kur kthehet nga nata, gushëkuqi ende kaplohet nga mundimi,
por ritmi i tij i brishtë s’e lejon kurrë të dorëzohet.
Kërkon një fole të ngrohtë, aty ku t’i qetësohet shpirti,
dhe një zë të butë ti thotë: Edhe zemra më e lodhur ngrihet prapë e forcohet…