Dy autobusë me rexhistrim të Beogradit pranë Kishës në Ferizaj

Nga Sami ARIFI

Dy autobusë me rexhistrim të Beogradit pranë Kishës në Ferizaj

 Shkruan: Sami ARIFI

Manastiret ortodokse në trojet shqiptare ishin me shumicë në pronsi të shqiptarëve, serbët i shndërruan në manastire nacionale serbe dhe përmes liturgjsë në gjuhën serbe, kishat e shqiptarëve ortodoksë humbën identitetin që serbët përdornin format më të ndryshme të ndihmuar nga rusët, ata (shqiptarë) humbën identitetin e tyre kombëtar…

Serbët në të kaluarën edhe kishat katolike me ca renovime i shndërronin në kisha ortodokse nacionale serbe…

Serbët të ndihmuar nga Rusia gjatë Krizës Lindore (1878) me dhunë e terror pastruan shqiptarët nga trojet e tyre shekullore, në veçanti shqiptarët e konfesionit islam, ku vetëm qyteti i Nishit kishte më se 48 objekte të kultit shqiptaro-islam…

Kishat serbe shërbyen dhe tani po shërbejnë, jo si objekte të kultit për lutje, por për të bekuar kriminelët për të vazhduar edhe më tutje krimet ndaj populates jo serbe, posaçërisht ndaj populates shqiptare, dëshmi është edhe rasti i fundit në Manastitin e Banjskës, ku nga policia e Kosovës u zu sasi e konsiderueshme e armatimit madje edhe tankë për të luftuar…

Serbia edhe pas 25 viteve të përfundimit të Luftës në Kosovë, leje që nuk ka kërkuar falje shqiptarëve për terrorin dhe gjenocidin e bërë, por ajo ende nuk i ka dorzuar as mbetjet mortore të shqiptarëve që ende ndodhën në Serbi…

Uroj që policia e Kosovës t’i ketë legjitimuar mirë personat që sot, më 23. 03. 2025, që ishin në kishën ortodokese, tashmë të ashtquajtur nacionale serbe në Ferizaj, a vërtetë ishin misionar për lutje apo në emër të misionit për lutje të krijojnë hapësirë për destabilizim të RK-së të dërduar nga marrëzit e presidentit serb Vuçiq…