Që nga viti 1891, 1 gushti është festë kombëtare në Zvicër. Data daton në marrëveshjet e para midis tre kantoneve Uri, Schwyz dhe Unterwalden, të cilat formuan bërthamën e Zvicrës së sotme, e cila mori formë gjatë rrjedhës së më shumë se pesë shekujve.
Nëse për Zvicrën kemi mësuar mbi disiplinën e tyre rigoroze, dhe kemi krijuar për ta idenë e displinës dhe perfeksionit, kjo nuk do të thotë se gjithshka për të arritur këtua ka qenë e lehtë për këtë shtet.
Po të futemi thellë – thellë do shohim se Zvicera mbarte çrregullimet e saja, por Zvicera në komplesitetin e saj ngelet ai oazë paqeje terreste, ku plazmohet një pazëll i madh shumëkombësh, midis tyre shumë shqiptarë, ku Ti shqiptar gjen strehzën tënde, por edhe zgjedh gjuhën tënde, shqipen mëmë, ruan identitetin tënd krahas të drejtave të barabarta që të jepen si qytetar i saj.
Për nderë të kësaj feste dua t-iu iu sjellë në këto rreshta një figurë që lidh Arbërinë me Zvicrën, Giuseppe Gangale.
Në botën kozmopolite ruajtja e identitetit, kulturës, gjuhës, së një etnie, është një ndërmarrje shumë e vështirë e shpërndarë në kohë, në hapsirë por që do edhe edhe një mbështetje në aspektin ekonomik.
Gangale njihet si “pellegrino d’Europa” ose “profeta delle lingue minori” i cili shpenzoi energjitë e tij duke qendruar pezull sa tek Romanët e Zvicrës po aq edhe tek Arbreshët e Kalabrisë, gjuhë të cilat ishin konsideruar „të pafuqishëm“ rreth viteve 1940 dhe 1950.
Me punë e pushtet,gjuha “il romancio” u bë një nga katër gjuhët zyrtare në Zvicër
Si etnia arbëreshe në Kalabri ashtu edhe ajo e etnisë romane në Zvicër ishin Bashkësi të vogëla- thotë Gangale – janë gjeografikisht të ndryshme, me gjuhë të pambrojtura , të pavlerësuara. Por koha vërtetoi se kur punohet, investohet për gjuha dhe kulturë ato mbijetojnë dhe këtë e shohim sot se si Rumantsch-Grischun është bërë gjuha e katërt zyrtare e Zvicrës, rezultat ky që u bë rreth 70 vjet punë.
Përvoja e çmuar zvicerane, e pasuruar më pas me intensifikimin e interesimit të tij për problemet e gjuhës së minorancës, si dhe kontakti i frytshëm me rrethet akademike daneze e shtyu Gangale të bashkëpunonte me Louis Hjelmslev (student i Pedersenit) të Universitetit të Kopenhagës dhe falë këtij kontakti ai pati mundësinë të rikthehej në Kalabri për t’u interesuar në studimin e arbëreshëve të Kalabrisë qendrore, në tetë komunitetet e provincës së atëhershme të Catanzaro: Zangarona (fraksion i Nicastros), Caraffa di Catanzaro, Vena di Maida, Andali, Marcedusa, San Nicola dell’Alto, Carfizzi
Zgjedhja e kësaj zone ishte për shkak të interesit personal të Gangales, një zonë e njohur për të, që vinte nga Cirò dhe ishte vetë pasardhës i një prej atyre komuniteteve shqipfolëse të zonës. Kthimi në Kalabri përfshin një studim-kërkim mbi dialektet italo-shqiptare të Kalabrisë qendrore për llogari të katedrës Hjelmslev
Figura e Giuseppe T. Gangale. Glotolog, filozof neo-kalvinist, filolog, albanolog,e poet.
Giuseppe T. Gangale, është një figurë shumë e rëndërsishme, por edhe një figurë disi polemike në disa qarqe të studjuesve të botës arbëreshe si edhe asaj shqiptare. Shumë prej studiuesve e kanë konsideruar “grabitës të dorëshkrimesh” , sepse Ai përvetësoi shumë dorëshkrime, libra, materiale të ndryshme të botës arbëreshe dhe i përcolli ato në bibliotekat e Kopenhages e cila sot për sot konsiderohet qëndra më e madhe ku arkivohen dorëshkrimet e botës arbëreshe.
Fëmijëria
Emri i tij i plotë në regjistrin civil është Giuseppe Tommaso Saverio Domenico Gangale.
Ai lindi në Marina di Cirò (në atë kohë një pjesë e komunës së Ciròs), komunë e Crotone\Kalabri.
I ati i tij quhej Giovanni Luigi, dhe ishte me origjinë arbëreshe nga familjet më të lashta të minoritetit kalabrez – arbresh, ndërsa mëma e tij quhej Maria Teresa Polizzi, mësuese e shkollës fillore nga Catanzaro . Siç raporton historiani vendas Mezzi, shkruan « Ai e kaloi fëmijërinë dhe u rrit nën kujdesin e përzemërt të një kamariereje nga Carfizzi, e quajtur Maria Rosa, për të cilën ai mbajti kujtime të ëmbla gjatë gjithë jetës së tij dhe të cilën e përmendte shpesh me mirënjohje e cila e kishte mësuar duke folur në atë dialekt arbresh që më vonë do të bëhej fusha e tij e preferuar e studimit dhe kërkimit në jetë.
Metoda e kërkimit të Gangales bazohet kryesisht në kërkime në terren, i cili me njé magnetofon (rregjistrius) si dhe anketa dialektore, bënë përmbledhjen e materialeve mbi të cilat më vonë do të mbështetej teoria dhe planifikimi i mësimit të çdo varianti gjuhësor në shkollat si për fëmijë ashtu dhe për moshat e rritur.
Gangale, mori kontakt me folësit, por veçanërisht me gratë dhe të moshuarit. Mbledhja e materialeve në terren ka një qëllim të dyfishtë: nga njëra anë, rikuperimi i trashëgimnisë etnike të komunitetit, d.m.th. këngë, përralla, përralla, poezi, rapsodi, lutje; nga ana tjetër, regjistrimi i gjuhës së gjallë, duke shtrirë në këtë rast hetimin e aspekteve të veçanta gjuhësore, kërkimin e fushave leksikore, aspektet gramatikore, etj.
Nga dëgjimi dhe analizimi i të dhënave të regjistruara, jo vetëm të Gangalesë, por dhe të shumë ndihmësve të tjerë studjues u botuan katër numrat e parë të serisë “Gluha”, si dhe numrat e Arbërisë kushtuar të folmes së Marcedusës.
Giuseppe Gangale botoi studime filologjike dhe gramatikore. Transkriptime fonetike të fjalimeve të komuniteteve që ai studioi, si dhe dosje, fjalortharë, dorëshkrime dhe dëshmi etnologjike arbëreshe.
Nevoja për të bërë gjuhën arbereshe zyrtare, ku këtë kod gjuhësor gojor me qëllimin për t’u transferuar më në fund në letër, e paraqet edhe një herë Gangalen në një sfide të re. Gangale në “ Flamuri edhe Vistari” tematikën e çështjes gjuhësore lokale, gjuhën e folur e zgjidh pas disa vitesh, dhe këtë e realizon nëpërmjet trasformimit të kopertinës së e librit në ” Lingua arberisca restituenda” ku në brendësi të saj do të shprehej në gjuhën arbëreshe,(1976)
Gangale, shtron pyetjen për përdorimin e një gjuhe të përbashkët, dhe praktikisht shkruan; „…ççy bonjymy me líbraty e shkoles?“ ( “Çfarë bëhet me librat e shkollës?”). “Pyr shkòleny ketty marymi gkillùheny e literare toony, atò e vietrhy, gkillùhen e “vales”, e kònkavet, gkilluheny e Rhapsodìes . Ndërsa mësimi i një prej tre varieteteve gjuhësore shqiptare) nga përtej Adriatikut – sipas Gangale – duhet të rezervohet vetëm për ata që e dëshirojnë, për kulturën personale, „mund të mësojë edhe një nga tre gjuhët shqipe (njo dhe ty treeve gkilluhe shkjipytaara)
Ky operacion është i lidhur fort me përvojën e mëparshme zvicerane, por nuk ndodhi i njëjti sukses dhe kjo për shumë arsye si ekonomike ashtu edhe politike . Në Kalbri ashtu si përmenda edhe më sipër ngulimet arbëreshe si Marçidhuzës, Andalli, Garrafa, Vina, Xingara, Karfici, Puheriu dhe të Shën Nikolli pas 7 dekadave u shëndërruan në një asimilim të theksuar si në gjuhë dhe në rit.
Për Gangalen vështirësitë janë të shumta, dhe për këtë ai kthehet nga Girolamo De Rada, nga Kongresi Gjuhësor i Corigliano Calabro (1895) dhe së fundi te intelektuali e gazetari Anselmo Lorecchio, themelues dhe drejtor i të përjavshmes La Nazione Albanese. Vitet kalojnë, rezultati nuk është ai që pritej siç ndodhi në Svicër dhe tashmë është tek te 70.
Lind pyetja, ngulimet arbëreshe cilën gjuhë duhet të kodifikojnë si gjuhë zyrtare?
- Sot për sot në botën arbëreshe nuk është akoma e qartë se cilin varjant apo gjuhë duhet të kodifikojnë si gjuhë zyrtare;
a)gjuhën e tyre lokale, ku çdo ngulim arbëresh ka dialektin e tij?
- b) krijimin e një gjuhe koine?
- c) apo gjuhën standart të shqipes në Shqipëri?
Edhe për këtë argoment, Gangale në veprën e tij Flamuri edhe vistari,*51, shkruan për një koine sociale apo lokale :“Ne kemi gjuhën shoqërore: është gjuha italiane (llitire ka Firenze), ndërsa arbëreshët e përdorin vetëm për gjërat që kanë të bëjnë me jetën e vendit për çështjet e përditshme;bashkia, shkolla lokale, letërsia e fshatit (poema, tregime të shkurtra të shkruara nga bashkëfshatarët, teatri i fshatit, këngët orale të tresmetuara).
Pse ka rëndësi vepra e Gangalesë?
- Në rradhë të parë, qëllimi i punës së tij ishte ideja umanizmi; për tu ndjerë të barabartë, dhe jo të homologuar, e në të njëjtën kohë puna e tij ishte lufta kundër analfabetizimi, dhe këtë e shohim pikërisht kur ai propozoi një alfabet që rridhte drejtpërdrejt nga tradita e shkrimit arbëresh, me bazë alfabetit të Jeronim De Radës.
- Pas Antologjisë së Girolamo De Radës, ai ishte i pari që botoi materiale didaktike për mësimin e shqipes në shkollat e komuniteteve shqiptare të Italisë.
- Gangale, ishte ai që ruajti në nastër ato zëra dhe ato gjuhë arbëreshe të atyre ngulimeve arbëreshe që sot janë zhdukur dhe jo vetëm por mund të themi se me Ngjalori i Gluhes Jony (gramatika e figurshme arbreshe) e vitit 1965, mund të konsiderohet si teksti i parë didaktik i krijuar për mësimin e shqipes në shkollat e ngulimeve arbëreshe në Kalabrinë qëndrore.
- Gangale propozoi përfshirjen e arbërishtes në programet shkollore me themelimin e klasave një gjuhëshe në shkollat fillore, të cilat mësohen nga mësuesit e gjuhës amtare, me frekuentim të detyrueshëm nga nxënësit dhe se pas orëve të mësimit nxënësve të klasës së parë do të mund të kompensojnë lehtësisht kohën e kushtuar gjuhës dhe kulturës së komunitetit të tyre.
- Gangale shumë dorëshkrime nga Kalabria i mblodhi dhe i dorëzoi në Kopenhagen ku ruhen edhe sot. Për këtë veprime ai edhe sot kritikohet si një “ përvetësues” të dorëshkrimeve apo ndonjëherë edhe me termin më të ashpër si hajdut. Por duke njohur realitetin ku shumë dokumenta të rënësishme, në territorin e Arbërisë janë djegur pa dashje, shkak e “ injorancës” së mungesëse së kulturës, për shakak të jo arsimuar, Gangale u përfshi në mbledhjen e dorëshkrimeve arbëreshe duke i shpëtuar ato nga shpërndarja dhe shkatërrimi dhe sot të disponueshme për konsultim në samlingun Albanske të Kongelige Bibliotek København.
- Libri i parë “Odisea” e Homerit është i përkthyer në gjuhën arbërore të Kalabrisë.
Hyrja është e shkruar me dorë, ndërsa 444 vargje në 30 fletë të shtypura me makinë shkrimi, të pabotuara, 1970.
- Në vitin 1963 themeloi qendrën greko-shqiptare në Catanzaro, e cila kishte bazën në Bibliotekën Komunale; në vitin 1967 Qendra u zhvendos në Crotone, por edhe atje ishte jetëshkurtër, „për shkak të mungesës së ndjeshmërisë së klasës sunduese të qytetit“ (Mezzi). Edhe në Cirò Marina, qytetin e tij të lindjes, të cilin filloi ta frekuentonte në fillim të viteve shtatëdhjetë, ai u përpoq të themelonte, një institut të studimeve kalabro-greke por edhe ky projekt falimentoi.
Gangale humbi jetën kur ai ishte 80 vjeç, në Muralto, në kantonin Ticino (Zvicër).
Cirò Marina ka nderuar kujtimin e Gangale me ngritjen e një busti prej bronzi, vepër e artistit Raffaele Elio Malena, e vendosur në vilën në Lungomare. Në vitin 2002 hiri i tij u vendos në varrezat Cirò Marina. Gangale është Gjuhëtari, pedagogu, eksperimentuesi, gjallëruesi, dhe pa dyshim edhe një figurë polemike
Shënim: Para disa ditësh u konfermua nëpërmjet një gazete perstigjeze shkencore që gjuha shqipe është sot më e vjetër në botë dhe flitet të paktën rreth 6000 mijë vjet. A nuk do të ishim krenar nëpër botë që ne shqiptarët flasim gjuhën më të vjetër?
Të dashur bashkëatdhetar, Zvicera është treguar e hapur për lirinë e cilitdo komb dhe duke konsideruar faktin se në gjirin e saj gjenden gjenerata shqiptarësh nuk do të ishte mirë që edhe gjuha shqipe të zyrtarizohej?
Historia ka treguar që në fund të fundit nuk janë nacionet ato që vendosin për fatin e gjuhës, kulturës, por janë njerëzit, brënda atyre nacioneve. Çdo impegnim për të ruajtur gjuhën kërkon si bazë tre gjëra: Vullnetin e popullit, investim dhe pushtet.
Urime Zvicera!
Ornela Rradovicka
Qëndra studimeve albanologjike e kulturore Arbëreshe, pranë Bibliotekës A. Bellusci Frascineto
Scritti albanologici di Giuseppe T. Gangale: Serie GLUHA (1-5) Dhamburaty e Zhotity Kristy (Passione di nostro Signore Gesù Cristo), Gluha 1, Catanzaro, 1962 (parlate di Vena di Maida e Caraffa di Catanzaro), pp. 38. Arra-Buka (Noce–pane), Abbecedario, Gluha 2, Bashkimi e Arbreshve e Meses Kallavriis (B.A.M.K.) Catanzaro, 1963, pp. 22. Ntoni e Darys, Fiala e Andalit (Antonio Dara, La parlata di Andali), Gluha 3, B.A.M.K. Catanzaro, 1964 pp. 77, (riedizione: Kopenhagen, 1966), pp. 77. Ngjalori i gilluhes joony (Grammatica figurata arbreshy), Gluha 4, B.A.M.K.U, Catanzaro, 1965 pp. 64. Flámuri edhé vistári (La bandiera e il tesoro) Gluha, 5, Catanzaro, 1966, pp. 51.
Biblografia: Scritti su Giuseppe Gangale Scheuermeier Paul (1948), Gutachten über Actziùn Sutselva Rumàntscha, Chur. (su questa pubblicazione Gangale intervenne con alcune annotazioni: Anmerkungen zum “Gutachten” von Dr. P. Scheuermeier, Thusis, 1948. Baur Arthur (1955), Wo steht das Rätoromanische heute?, Bern. Ribet Sergio (1971), Dissertation über G. Gangale, Facoltà teologica valdese, Roma. Gambarara Daniele (1978), “Giuseppe Tommaso Gangale”, Rivista Italiana di Dialettologia II, n. 1, pp. 192-98. Marco Costantino (1980), “Per una fine dei miti albanesi”, Quaderni Calabresi n. 47, giu.-sett. 1980, pp. 19-22. Sanfilippo Paolo (1981), Giuseppe Gangale, araldo del nuovo protestantesimo italiano, Lanterna, Genova. Uffer Margarita (1986), Giuseppe Gangale. Ein Leben im Dienste der Minderheiten, Terra Grischuna Buchverlag. Iannino Corrado (1999), Giuseppe Gangale, un italiano nel Novecento d’Europa, Series/Argille 1, Edizioni88 900, con il patrocinio della Provincia di Crotone, Crotone. http://www.mondoarberesco.it/interventi/ferraro_appuntisugangale .htm Rrokaj Shezai (2000), “Standardi arbëresh nga Gangale tek Solano, Seminario di studi albanesi, Università della Calabria. Giudice Giovanni (2003), “Maturo ritorno nell’infanzia (Premessa)”, Poesie di Giuseppe Gangale Radderi i Europes/Il ramingo d’Europa, Rubbettino, Soveria Mannelli, pp. 7-45. Belluscio Giovanni (2005), “Genesi, consistenza e conservazione dell’Archivio sonoro del Fondo Giuseppe T. Gangale presso l’Università della Calabria”, Atti del Convegno per il Centenario del Congresso Linguistico Albanese di Lungro (1897-1997) e di Corigliano Calabro (1895-1995), Rende, Lungro, Frascineto, San Basile, 18-21 dicembre 1997, a cura di Altimari F., F. De Rosa, Centro Editoriale e Librario dell’Università della Calabria:Rende, pp. 135-145. Giuseppe Tommaso Gangale per la rinascita dell’arbërisht nella Calabria centrale: l’utopia dimenticata… l’utopia realizzata Giovanni Belluscio Università della Calabria (Rende – Italia)



















