Ornela Radovicka – kritikë për romanin “Zana e Shën Martinit”

  • Titulli i librit: Zana e Shën Martinit
  • Autori Muharrem Blakaj
  •  Parathënia: Musa Jopulli
  • Redaktor Gani Mehmetaj
  • Lektor: Hail Xani
  • Shtëpia botuese “Rozafa”
  • Prishtinë 2022 
Shkruan: Ornela Radovicka*
Shkruan: Ornela Radovicka*

Nëse në Komedinë hyjnore Dante shoqëron Beatriçen në Parajsë për të takuar shpirtrat, në këtë roman shpirti i Martinit na shoqëron me shpirtin e Zanës në botën e shpirtrave dhe rimishërimit (reincarnzione) 

Libri është një vepër ku personazhi  kryesor  Martini,  si një Caronte në miniaturë, na përcjellë në labirintin e rimëshërimit  të shpirtit  të  historisë dhe  të eposit shqiptare.

Martini  gjatë rrëfimit  të një monologu i brëndshëm  i cili kthehet në  një dialog introspektiv e na përcjellë në, vënde,  ngjarje, kode, simbole, ezoterizëm,  ku të gjitha këto elemnte  autori i mbështjellë në një kornizë artistike, manjeriste, gotike,  impresioniste, barok, dadaistik, dhe deri realistik.

Sekuencat e librit të shoqërojnë në linjën e “reincarnazione”,e ashtuquajtur “metempsicosi”, ku shpirti i Martinit bazuar në reminishencë rizgjon njohuritë tashmë të pranishme në një formë latente, njohuri të shtirira në kohë por thuaje “të harruara”,  i pavetëdijshme por që  apostrofohen në tezën platonike “Të dish do të thotë të kujtosh, se  shpirti është  edhe  frymë,  ështe edhe ndërgjegje!

Libri përmban mistere, që nuk ngelen mistere dhe enigma që përmbajnë kode reale e componente mistico-esoterike .

Përmbajtja: Martini është një djalosh, student, që rrjedh nga një familje intelektualësh. I ati është një mjek i dëgjuar,  dhe i vëllai po ashtu. Ka origjinë fisnikë. Familja ka një banesë të cilën e ka dhënë me qera, gjyshi i vet  trashëgonte një kullë të lashtë, ku tokat për qark i kanë dhënë me qera për tu punuar. Ngjarjet e shumta do të përqëndriohen pikërisht në ato troje, ku është edhe kroi i zanave në afërsi të cilës ndodhen varre masive. Rrëfyer kështu në mënyrë lineare duket sikur romani është thjesht një roman artistik “narrativ”, por romani nuk ruan këtë linjë. Në këtë trajektore  të ndërhyjnë element psikologjik, paranormal\ telepati\  elemente, karakteristika që iu atribohen  personazheve;  Martini dhe Zana, dy të rinjë që ri zbulojnë dashurinë e tyre shekullore.

Martini  studjon psikologji dhe jo piktor siç kishte dashur të bëhej, por bioenergjia që e karakterizon bënte që  Sytë e tij të padukshme – thotë – autori – shikonin qënie që në sytë e të tjerëve ishin të pa dukshëm.

Lexuesi, si një labirint futet në lashtësinë gotike, perjeton ato gurë  varri të zhytur në myshkun e kohes. Lapidare  të shtermbëruar nga shekujt, në mugëtirën e tyre  ku shfaqen simbolet: Djelli, Hëna, yje,  stela..Mbi gurët e tyre janë skalitur, kode, janë skalitur labirinte  rrethor, janë mishërimi Dardan i ciklit të jetës dhe i rendit kozmik të hershëm sa njerëzimi. Në mes të atyre rrethve  qëndron simbol i  djelli, dhe per rreth 6 svastika e 7 planete,  që na përcjellin te Labirinti rrethor i Smirës përkushtuar Hyjneshës Dardane.

Simbolet  që  ky popull pellasgo ilir, i përcollën e i ruajtën në xhubletën shekullore, që simbolizonin besimin  dardan. Besimin pagan. Edhe sot nëpër trevat  gjejmë  shqiptare që  betohen;

Për këtë diell e Për këtë hënë, e për këtë tokë!

 Përshkimi  fizik vendeve, si edhe  i personazheve gërshetohen në kohë dhe hapsirë me veprimet e tyre psikologjike. Territoret, kthehen  në shekuj dhe koha metamorfozohen në kosmo, ku lëvrojnë shpirtrat; pagan, fetar, istitucional,  shpirtra gjenocidi, po edhe ata vrasësit  në emrin e fesë,  vrasës  në emër të tradhëtisë.

Në këtë galaktikë të përshkrimeve të autorit  pikojnë   profile shpirtrash të mishëruar eposi:  hyjni, Ora, Zana të cilat. Edhe pse me nota epike, këto personazhe shoqërohen  me element romantik,  sensual, ku mbretëron  lirika e një dashurie, e lashtë sa vetë njerëzimi.

“Ashtu siç ngatërroheshin vizat, ashtu edhe shkatërroheshin, duke i ngelur në pamje varri i hapur që donte të përpintesi në një liqen i vogël plot uji të kulluar, pranë një lëndine të blertë buzë një zabeli të rrethuar me kulumri e thanë, ku vallznin zanat, flokarta e gjistolisura që zbardhëllenin si shkumë e brumtë sapuni. Iu bë sikur ato hije zanash e largonin nga varri i hapur, i jepnin gji dhe e prkundnin me këngë ninullash.”

Ndërsa i lexon këto rreshta ato të përcjellin në mishërimin e Rosafës, e muruar ku njërin gjoks e kishte jasht për të ushqyer të birin dhe i këndonte nina nanat.

Personazhet: Ulpiani, Dardani,  Martini, Zana, Bardhi, Teuta” Genti, Ilri, Liria, nuk janë thesht emra rastësisht, por simbolik. Në to gjejmë  emra  trojesh si Ulpiani-që ish principatë e Dukagjinve,  Martini-emër i mitologjisë pagane, mbrojtësi i  Dshurisë,  Zana-hirësia  e  eposit të kreshnikëve, Bardh – mbreti Bardhyl, e jo vetëm, por emër i lashtë sa njerëzimi, sepse është fjalë   një rrokshe  dhe tregon lashtësinë e gjuhës tonë, Teuta- Princesha Ilire, Genti-mbreti Ilir, Ilir- origjina jonë,  Dardania – Kosova e lashtë,   Lira- elementi që gjithmonë na ka shoqëruar për hirë të fatit që nuk ka qenë bujar me ne.

Personazhet së bashku më telepatinë e Martinit, na përçojnë  në  universe paralele, zhytur në enigma e mistere.  Ata na bënë pjestarë të atyre “udhëtimeve” të rimishërimeve  gërshetime të figurave reale e  surreale  të një fantazie plot me magjie paradoksale, ku linjat apo format gjeometrike,  të imagjinatës   përcjellin me flatra si në pikturat e  Esher, ku,  duke kërkuar paradoksen, paradoksalja  shkon përtej përvojës shqisore. 

Një seri simbolesh, artikulohen me kodin e tyre dhe  të çojnë te  Dodona e Zeusi. Ai ka  plisin e bardhë mbi kokë.Shqiptarët janë të vetmit në Europë që mbajnë edhe sot “kupolën hyjnore- Plisin e bardhë“ku simbolizohet  mishërimi “respekti për jetën, përjetësinë”.

Reminishencat përqëndrohen tek ato varre të gurëve të tyre që të çojnë deri në ishullin e Lemnos, pikërisht  tek guri ku deshifrohet një mbishkrimi  “Marazi” i një luftëtari. Për këtë mbishkrim Nermin Vlora Falaschi, shprehej se ky epitaf  nuk gjente spjegim me asnjë gjuhë tjetër,  përveç asaj pellazgo-ilire. E megjithkëtë  Studjesit e arkeologjisë,  rradhitën  Ilirë si një popull dembel ku sipas tyre nuk lanë shkrime. Por ata shkruajtën, shkruajtën mbi gurë, lanë shënja mbi to.

Zana, pas shkronjës A, tërhoqi një vijë të drejt I dhe fill pas saj formuloi shkronjat e tjera P dhe E . Martini lexoi fjalën XAIPE.

Ky kod  pellazgo- ilire XAIPE, që lexohet “Haire”,dhe  që në shqip ka kuptim hyjnor  na përcjellë  tek  alfabeti fenikas prej Kadmit, që po për studjuesen  N. Falaschi ishte alfabeti pellazgo ilir.

Martinit  Syri i kap “Hyjninë në Fron”.  Hyjnesha në  ka profilin e Zanës së Eposit, me flokët,  të shpupuritura,  por me  qukën në gushën e bardhë, dhe shigjetën e ngulur po  aty.

Është Hyjni e jo mbretëreshë. Mbretërit i ngrejnë mbretëritë  e tyre mbi gjak.

Ashtu ndodhi me Romën. Senati dhe froni u morën dhe u mbajtën me gjak.

Çuditërisht shqiptarët nuk pushtuan kurrë territorin e fqinjit. Të tjerët e bënë me të, shqiptarët  nuk kishin pse ta bënin këtë, sepse ishin autokton në këto toka.

 Atëgjysh i jem, dritë pastë, tutej se po i gjetën turqit a serbët ata gurë, do ti coptojnë: siç i kishin mshehë t-parët, ti mshehim edhe na sot e ti ruejm për breznitë qi vijnë.

E Nëpërmjet fjalëve të Atëgjyshit  del sinteza e lashtësisë së popullit shqipata. Amanet i të parëve

Themelet e kullës i majnë gurët

Vjetërsinë e ruajnë vorret

Trashgimninë e xënë shpirtnat që hyjnërim zhdrypin nga ili

 Në mëndjen e Martinit, shekujt  kalojnë, e bashkë me to edhe etapat e njerëzimit. Me dhjetra e dhjetra  shpirtëra reinkarnato të histrorisë shqipatre, kaperdihen brënda përjetësisë në togfjalshin  “ Të qenit\ egzistenca \dhe Koha”

 Zëra kërcënues, britmat e ushtarve dhe kthimat tmerruese të nxënësve, duart e tyre të ngritura lart e mbështetur mbi murë  dhe urdhër. i

 “Ubijte sve, bez, bez izuzetka” Vrisni të gjithë pa përjashtim! 

Midis atyre shpirtërave është Ania, vogëlushja,  e përdhunuar dhe që nuk i dihet ku ka varrin, që të prehet në mënyrë dinitoze .  

Sekuenca  që na çojnë tek fëmijët e Kosovës. Ështe vështirë ta kërkojmë  fëmijërinë tek ata

fëmijë, që mësuan  këngët të mërgimit, apo të lëngimit për liri e për atdhe,  më parë  se lojnat e moshës së tyre

Por Liria do kurban- thotë autori .

Një mori shpirtërsh të rinjë kosovarë rrokën armët kudo që ishin, derdhën gjak në emër të lirisë. E shpirtrat e tyre u derdhën në fushat, malet, ku vetëm lulkuqja e egër e  nuk harron që të nxjerri kokën e saj të brisht në shenjë përkujtimi e mos harresë.

Ky popull dikur pagan, shumë kohë  më  para krishtit, dhe muhametit,  në altar kishte shqiponjën. Dje këto territore ishin pagan e tempuj, sot mbushur me xhami e kisha.

Shkaktarët e copëtizimit si edhe të asimilimit të popullit shqipatr, autori na i sjellë në miniatur sintezën e këtoj akti barbar.

“Kryeprifti Rrok, pasi hapi letrën, zuri vend pran altarit, aty ku ishte stema e Gjinit, me shqiponjën e bardhë.

  • Kjo shqiponjë e paska kokën time- tha si nëpër dhëmbë knjazi serb
  • Çerkin beu me zërin puhizë ia ktheu:
  • Nuk ka peshë se çfarë koke ka shqiponja, hirësi, përderisa sipër saj, në jetë të jetëve do të shëndrit çallma e sulltanit padisha.

Kryeprifti  Rrok kur filloi ti lexonte kërkesat e Sulltanit jehoi kobshëm brënda kthinës:

  • I dum çelsat e kështjellës! Sulltani i madhërishëm, drita e Alahut mbi dhe, do tua falë jetën! Fenë tuj të krishtën nuk do t’ua ndaloj, por do tu ndrroj ritin nga latin në bizantin. Sundimin nën hijen e flamurit turk , do t’ia dorëzoni m’kambësit besnik të sulltanit padishah, knjazit serb… ju nuk jeni të zotë t-sundoni vet!

Martini na fton në kullën e stërgjyshëve të tij. Kjo kullë më e lashtë se “hollësia mahnitëse” e arkitekturës së Sainte-Chapelle në Paris. Tek ato kulla është rrëfyer eposi, e u lidhën aleanca. Tek këto kulla, Gjini, mori thuprat dhe i theu një e nga një, dhe Gjergji nënshkroi bashkimin e gjakut arbë të përjetshëm.

Tek ato kullat  lidhën besën principata e Dukagjinit, e Leka krijoj juridiksionin, ku shprehja “Kështu ka thënë Leka”, ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t’i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… (Edith Durham)

Në udhëtimin në kohë dhe hapsirë,  autori nuk qëndron indiferent ndaj plagës së  rëndë të “gjakmarrjes” dhe këtë na e përcjellë  me “Kullën e nguimit” mban erën e mos besës. Prej kullës arrijnë rënkime. Janë vrarë vëlla me vëlla, nuk kishte më këmbë shqiptari brënda saj, ishin vetëm fantazmat e gjakut..

Kjo e premja n’besë i ka pas idhnue t’gzumet e malit.
Moj e lumja Marë, ngatërroj këta penjë të bardhë,
nuset e kësaj kulle kurrë mos lindshin djalë

Këto kulla u përgjaken, u plaçkitën varret, levizen kufijtë, shumë u asimiluan, e shumë prej tyre tashme  të detyruar  flasin serbisht. Shpirtrat e tyre të rimishëruara  si tentakulat fantazma rënkojn,  si plagë me metastaza e si  atavizma  mbërthejnë kufijtë  muret e lashta ku  simetritë e ngjarjeve nuk  janë më pak logjike se rimishërimi i shpirtit  gjeometrik.

Autori punon me simbolikën

Përmendim,  yllin e Davide.  Me gjashtë cepa. Shumë shkencëtar e kanë paragonuar me simbolin e atomit, elementi bazë i Big Bengut,  i pandashëm e përjetshëm. Këtë përjetësi e paragonon simbolikisht me lindjen dhe përjetësinë e popullit shqipatr që është i lasht sa vetë njerëzimi

Romani mbyllet me filozofinë e përjetësisë:

Shpirti i Atëgjyshit  ngrihet lart, në lartësitë e qiellit, zgjerohet në etninë e tij edhe nëse janë në rajone të largëta, në vende të largëta […] Drita e shpirtit  nuk ka hapësirë,”.E… kjo shtjellë, nuk ishte gjë tjetër veçse shpirti i ndritur, i sapodalë nga trupi i Atëgjyshit dhe i nisur në udhëtimin hyjnor, drejt shtigjeve të amshueshme të yjesisë, për ngjizje e rimishërim jetë të re.

 Lum kush do ta gëzojë shpirtin e tij hirësi! Dritë pastë e dritë lindtë! Hair e Hare në gjuhën e përjetësisë, të një popull yjnor shpirtrat e të cilëve, rimëshirohen për të mbajtur gjallë identitetin e tyre. Në gjakun e shprishur e në fenë e tyre: Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Nga ana artistike Autori është mjeshtër i përshkrimeve të detajuara, “nuk gabon” i qëndron strikt personazheve, punon me hollësirat, ato linja përshkrimi na kujtojnë ndonjëherë  vallzimin e hijeve të Heidegger, apo me përshkrimet e Edgar Allan Poe.

Mendoj se është një roman i thellë në përmbajtje por që është i pasur në leksik dhe në stil.

Falenderojmë autorin për këtë libër me vlera artistike, historike.

*Ornela Radovicka
Qendra albanologjike, pranë Bibliotekës A. Bellusci Frascineto\ Calabri
20 janar 2023