Sot, në këtë vjeshtë shtatori gjendemi në Lugano Paradiso për të festuar 90vjetorin e At Belluscit e cila do të realizohet jo vetëm nëpërmjet një takimi letrar organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Mërgatë me kryetar Musa Jupolli sekretar të tij Mentor Thaqi, por edhe me një sërë aktivitetesh të tjera.
Organizimi u bë me ndihmën e artisti, por edhe një poeti i quajtur Syl Mujaj. Na pret me buzëqeshjen e tij artisti Syl Mujja. Pjesëmarrësit mbërrijnë një nga një. Krijohet një energji e mrekullueshëm. Për këtë takimi letrar do t`iu rrëfej herës tjetër, por né kéto rreshta dëshiroj të ndalemi tek ky artist në plot kuptimin e fjalës.
Syla, lind në Fshatin Dukaivë, Rugovë. Mësimet i merr në fshatin e Lindjes dhe në Pejë.Është një i burgosur politik në burgun famëkeq të Nishit ku i përshkuan në veprën e tij letrare Lule në Beton. Në artin e tij shpirti i Sylës kalon amplitudën nga tragjikja e përjetuar pjesë e atyre burgjeve të represionit qeverisë serbe, deri në ato notat e një pentagrami të një simfonie me grimca optimizmi për jetën, emocionet e së cilës Syla i shndërroi në mozaik.
Syla, është një artist ekspansiv, një elektron i lirë, në galaksi dhe këtë e shohim në mostrën e tij.
Ekspozita e tij është e një game të gjerë. Vetë ai e ka ndarë këtë ekspozitë si rrathët e Dantes. Kalojmë nga Ferri në Parajsë.
Syla penetron në këto rrathë, hulumton mbi atë që ka përjetuar, dhe me pat’hosin e tij të mbërthen në meteshat e tij patriotik. Syla kodifikon shpirtin e tij dhe ngul si hieroglifë, çdo kuadrat mermeri në mozaikun e tij. Syla nuk flet me urrejtje ai flet me tonin e e padrejtësisë që iu është bërë. Kërkon të çoj në vend atë dinjitet që ia shkelën, dhe që kjo pjesë historie tragjike mos të përsëritet më kurrë!
Tablotë e tij janë pikëza djerse kromatike, spektër i atij shpirti të vuajtur si i burgosur politik, në kërkim të së drejtës jo për të qenë shqiptar, por për tu ndjerë shqiptar, autokton në tokën e tyre. Në skicat e tij dilnin në pah ato hekurat e burgut, duar të shtrënguara e të rebeluara, imazhe të burgosurish vendosur në kolon dhe kamxhiku e diktati qëndron si shpata e Damokleut.
Në artin e tij Syla mbërtheu lotët e atyre vogëlushëve dardan të plagosur, ku i vetmi “ Faji “ i tyre ishte se kishin lindur nga barku u nënave shqiptare. Vështirmi ndesh me ematomat në shpirt të atyre nënave që ende sot nuk dinë ku i kanë varret bijëve të tyre, pjesë e atyre gropat masive, e shpirti mekanik i gjenocodit bluan në makinerinë e tij eshtrat e asaj qenie që kishte të vetmin “ Gabim” sepse quheshin shqiptar.
Se ç’farë i është bërë Kosovës, dhe vuajtjet e saj, janë pikërisht këta njerëz, dëshmia historike e asaj padrejtësie deri në gjenocid, që shtrihet në trojet e Dardanisë.
Arti i tij bëhet më konciz kur futemi në sallën e kostumografisë. Ka mbajtur si busull precizonin e ilustrimit. Elemente etnografik ishin të gjallë, ndeshje plisin kozmik, dhe shijoje atë bukurinë e xhubletës 6000 mijë vjeçare, tirqit.
Në ato tablo kryqëzohej bota arbëror në Greqi me Arbëreshët e Italisë. Atje ishte Boçari e Kolloktoroni, ishte Moisiu e nënë Tereza, Ibrahim Kodra e Adem Jashari ,Simbolet e kombit janë të pranishme në artin e Sylës. Shqiponja, Hyjnesha Dardane, kryqi ilir
Dikur, Miku i tij Ibrahim Kodra i pati thënë: Hidhe gurin, zarin në hapësirë, dhe kërko të heqësh atë shpirtin e erret, e vuajtur dhe jepi dritën introspektive që brenda ka shpirti yt, sado i lodhur e drobitur nga vitet e burgut. Ti ke një spektër mozaik brenda teje. Ushtrohe!
Në fakt këtë “ Rilindje të shprtit” e shohim në mozaikët e tij. Janë Doruntina “ në stilin Nudist” e zhveshur si Ledy Godiva e Coollier. Shohim “katër gratë” alegoria e katër stinëve që e na kujtojnë disi Kubrik “origjina del mondo” .
Gra të bukura, gra ilire, ku shumëllojshmëria e atyr pjesëve mermeri nuk mungonte as bota arbëreshe, pjesëza të atyre copëzave vinin nga Hora e Arbëreshëve.
Arti i Sylës ka edhe ato emocione familjare. I mbushen sytë me lot Sylës kur mbesa e tij rrëfen për kostumin e zonës së Rugovës, pikturën kushtuar të atit, ndërsa ajo me atë bukurinë dardane, i drejtohet duke i thënë:
Axhë, por ky është lala jonë! Nuk arrin as ta pohoj Syla, nga ata sytë e lodhur i dalin lot.
Shume të tjerë u përlotën. I ati ishte atje i gjallë, me një profil sikur i thoshte të birit: Jam krenar për ty Sylë. Arti i vërtetë është ai që të emocionon dhe Syla këta ia ka arritur, sepse të gjithë ne ishim të përlotur.
Shpiri i Sylës është gjigant. Mendoj se një shpirt aq bujar, besnik, nuk harron ata që i hapën dyert ata a që e strehuan, ata që i dhanë bukën dhe dorën kur kishte nevojë dhe nuk kishte asgjë. Këtij qyteti që iu bë si Atdhe të dytë, dhe këtë e shohim edhe në tematikat e tij.
Mozaiku kushtuar San Salvador, Monte Bre. Pikërisht për këtë ai i është mirënjohës këtij qyteti. Erdhi momenti që edhe Syla t’iua shpërblej këtë mirësi këtij shteti, komunës së Lugano Paradiso, dhe i dhuron njërën prej veprave të tij më të bukur punuar në mozaik.
Syla meriton një vështrim disi më tepër se arti dhe artistët në vetvete, sepse arti i tij nuk është fantazi arti i tij mban mbishkrimin e pulsante të jetës së tij. Por shpirti i Sylës i ngjan asaj botanike, asaj “lule Betoni” e cila ka natyrën esaj në perndim mbyllet por qe çel në agim.
Emocionet i shtuan edhe interpretimi i veprave që bëri arkitektja dhe poetja Shqipe Bytyqi, ndërhyrjet e artistit të kullave Milazim Ukëhaxhaj.
Energjisë sonë shpirtërore shpirtërore iu bashkua alkimia që na dha vëllai i Sylës, i cili lexoi një poezi biografike. Kishte qenë 5 vjeç ai kur Sylën e mbyllën në ato mure të rrepta.
Zemra e një motrës është kozmike, dhe ajo di të prek, di të depërtojë në vena e ti japi atyre pulsin e në vaji, dhimbjeje, por edhe me shpirtin e dritës. Atë shpirt që si ato mijëra xixëllonja shfaqen në netët pranverore të netëve të errta, e japin atë magji të jetës, e tillë ishte edhe energjia që solli motra e Syles me vargjet e lexuar prej saj.
Nëse Dante përdori Beatrice, apo Virgjilin, për të shkuar në rrathët e tij, Syla mblodhi gjakun e shprishur, anë e mbanë Arbëreshi Bliaiota, Shqiptarë të Kosovës, shqiptarë të Shqipërisë, Malit Zi, por i shtoi edhe atë kornizë, ku miku nuk lihet jashtë. Me vjargjet e saj me tematikën e paqes, dhe dhuna kundër grave, kjo poete Zviceriane, e bëri atë takim me përmasa humane universale.
I uroj Sylës shëndet dhe mbi të gjitha, faleminderit për këtë ekspozitë, që të rrëmben shpirtin dhe të rrit reflektimin!