Dita e Pavarësisë në Kastrovillari të Kalabrisë në Itali

 

Ndërsa kalon në zonën e Pollinit në Kalabri syri do të kapi shkëmbinj, rrënjë, dhe qyteza, midis tyre shtrihet Kastrovillari. Në këto zona çdo fshat është  plot histori, legjenda, tragjedi dhe lavdi. Kastrovillari është  qytezë ku gjenden edhe një numër i konsiderueshëm arbëreshë.

Shumë Familje nga diaspora janë vendosur në eksodin e parë rreth viteve 1991, shumë të tjerë kanë ardhur më pas. Ata punojnë dhe janë integruar në këtë qytezë.

Disa muaj më parë këtu u përurua edhe busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeu heroi ynë legjendar, subjekt i admirimit të trimërisë, mençurisë, simboli dhe përfaqësues i përhershëm i imazhit dhe identitetit evropian.

Pikërisht tek ky bust vendosur tek  “Sheshi i kuq” ku  pranë tij është  “Sheshi i zi”, simbolet e dy ngjyrat e flamurit shqiptar, u festua për herë të parë  tek ky shesh dita e Pavarësisë.

Familjet e tyre veshur me kostumet kombëtare me flamuj në duar, nën tingujt e muzikës i dhanë jetë, shpirt e dinjitet kësaj feste edhe pse në dhe të huaj

Në këtë ditë feste merrnin pjesë  shumë familje shqiptare, arbëreshe, si edhe italiane. I ftuar ishte edhe arbëreshi  At  Bellusci, Av Tommaso Bellusci, Tommaso Ferrari etje.

Një falënderim i veçantë i shkon  organizatorit  Fatmir Filja shqiptar i Shqipërisë, emigruar  rreth 30 vjet  i cili me iniciativën e tij, me përpjekjet e tij,  me lodhje, preokupime,  mbështet cdo aktivitet dhe nisma patriotike. Shumë shqiptar të tjetër të cilët me familjet e tyre i dhanë shpirt festës, dhe na bënë të ndihemi krenar se Shqipërisë nuk i mungon vëllazëria, patriotizmi  dashuria për atdheun .Fëmijët me bukurinë e tyre, kostumet kombëtare  me flamujtë në duar ishin bukuria e kësaj feste. Festa u mbyll me himnin “Rreth flamurit të për bashkuar”, si dhe me brohoritjet rroftë Pavarësia!

Urime mëma Shqipëri! Gëzuar 28 Nëntorin ditën e Pavarësisë.

Përgatiti Ornela Radovicka  Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci 1980