Deputeti zviceran promovon prodhimet e firmës me muzikë shqiptare

 

 

Deputeti kantonal i Cyrihut dhe miku i madh i shqiptarëve, Daniel Wäfler, promovoi dje prodhimet më të reja të djathit në firmën e tij familjare Aabachhof Umwelt und Ernährung GmbH në Gossau ZH, në prani të udhëheqësit të Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami B. Kastrati dhe të konsulles, Shukrije Ramadani, ku atmosferën edhe më të këndshme përmes një programi e bëri Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” nga Usteri

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në pronën disa hektarësh me një rrethinë të mrekullueshme gjelbërimi dhe me një stallë krerë lopësh të një rase të lartë në firmën e tij familjare Aabachhof Umwelt und Ernährung GmbH në Gossau ZH, miku i njohur i Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, deputeti i kantonit të Cyrihut dhe afaristi Daniel Wäfler, promovoi prodhimet më të reja të djathit, që kanë gjete treg të gjerë edhe në mesin e shqiptarëve në Zvicër, ku prin djathi “Lindi”, me shije tradicionale kosovare dhe duke u bërë pjesë e menysë ditore edhe për njerëzit tjerë me prejardhje nga regjioni i Ballkanit. Danieli po ashtu ka një bashkëpunim  të mirë edhe me afaristë shqiptarë, veçmas me menaxherin e tij kryesor, Zija Shabanin, po ashtu një afaristi i dalluar prej vitesh në Zvicër.

Siç dihet që nga periudha e pasluftës, mjaft qytetarët zviceran, shkuan me detyra të ndryshme në Kosovë dhe nga hezitimet e mëparshme që kishin lidhur me popullatën e atjeshme dhe për shtetin e ri në formësim, kaluan në miq të vërtetë të Kosovës dhe të popullit të saj, madje edhe të shprehin interesim për realizimin e ndonjë e projekteve për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës. Ndër ta shquhet pa dyshim edhe politikani e biznesmeni Daniel Wäfler, madje edhe duke u martuar me një shqiptare nga Kosova dhe për të krijuar një familje të mrekullueshme.

Se si funksionon që nga fillimi kjo familje, u pa më së miri dje, kur derisa Danieli ishte i veshur me kostume tradicionale zvicerane e shoqja e tij Florina ishte me veshje tradicionale shqiptare. Kjo traditë dhe këto raporte të mira brenda familjes ishin shtri dje edhe në vet ambientin e oborrit të firmës, ku kishin ardhur për të festuar bashkë miq e afaristë, por edhe muzikantë zviceran e shqiptarë, duke krijuar kështu një atmosferë edhe më të këndshme sa tërheqëse aq edhe miqësore.

Deputeti dhe afaristi Daniel Wäfler, duke i përshëndet të pranishmit në cilësinë e nikoqirit, duke ofruar edhe një apero të pasur, kryesisht me prodhime djathi të firmës, foli për rrugëtimin e firmës së tij jo edhe pa sfida, por që në saje të një pune shumëvjeçare, ka arrit të jetë shumë konkurrente me prodhimet bujqësore blegtorale, sidomos me cilësinë e lartë të djathit që prodhon, duke bashkëpunuar edhe me afaristë të tjerë të këtij regjioni që shquhet në tregun zviceran për prodhimet e bulmetit e sidomos të djathërave e kaçkavallit. Ai shprehi kënaqësinë edhe për bashkëpunimin e mirë me shqiptarë, por edhe qytetarët tjerë me prejardhje nga Ballkani, të cilët po tregojnë interesim gjithnjë e më të madh për blerjen e prodhimeve më të reja të djathit që prodhohen në firmën e tij.

Në fjalët e rastit udhëheqësi i misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami B. Kastrati dhe të konsullja, Shukrije Ramadani, pos që i uruan suksese firmës së zotëri Daniel Wäfler, e falënderuan atë përzemërsisht edhe për bashkëpunimin e mirë me shqiptar dhe për vizitat e tij në Kosovë, duke e përkrah edhe me projekte konkrete zhvillimin ekonomik të saj. Me këtë rast i uruan shumë suksese edhe në rritjen dhe plasmanin e prodhimeve të tije blegtorale e bujqësore, duke ofruar edhe bashkëpunim institucional në të mirë të dy vendeve dhe dy popujve.

Më pastaj u shfaq një film dokumentar për rrugën zhvillimore që pati firma e familjes Wäfler, si dhe u shfaq një program muzikor nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi”, që udhëhiqet nga Gaxim Alushi e që ishte i pranishëm bashkë me grupin e valltarëve dhe një pjesë të kryesisë së shoqatës së tij që prej më tepër se çerekshekulli është në skenën shqiptaro-zvicerane në shtetin helvetik.

Kurorë e gjithë këtij manifestimi ishte dalja nga stalla e një traktori me prodhimet e këtushme të djathit, duke qenë të shoqëruara edhe me dy nga instrumentet kryesore shqiptare: një çifteli dhe një tupan, që i tërhoqi thuaja se të gjithë të pranishmit të kenë ndonjë foto- kujtim pranë kësaj simbolike prodhimesh djathi e kulturash, thuaja se paralel!

Gjatë kësaj vizite ishte kënaqësi si brenda stallës po edhe në luadhin e afërm me dhjetëra krerë lopësh sesi kullosnin, duke pas përherë kujdesin e madh të familjes dhe të ekipit ndihmës.

Për ata që janë të interesuar për tu furnizuar me këto prodhime u afrojmë telefonat e pronarit : Daniel Wäfler, 079 678 34 60 dhe të menaxherit Zija Shabanit, 079 450 95 55. Si dhe përmes këtij kontakti elektronik:

Kontakt – Lindi Käse : https://lindi-käse.ch ›

       

info@lindi-käse.ch