Kjo shoqëri kulturo-artistike në kuadër të 28 vjetorit të themelimit dhe Ditës së Flamurit organizoi një manifestim tejet masiv përmes një programi të përzgjedhur festiv, tejet mbesëlënës. « Dardania », që hynë në radhët e shoqërive elitare shqiptare në Zvicër, për afro tri dekada është kthyer në një vatër që kultivon një art të mirëfilltë popullor, shoqëruar me instrumente karakteristike folklorike
Edhe programi i shfaqur të shtunën e kaluar, me 3 dhjetor, në kuadër të Ditës së Flamurit e të ngjarjeve tjera historike e që ndërlidhej edhe me përvjetorin e 28 të themelimit të kësaj shoqërie të kthyer në një qendër kulturore bëri që edhe kësaj radhe të tërheq mysafirë e mërgimtarë të shumtë. Aq më parë, që kjo datë shënon një kthesë të madhe edhe në jetësimin e idealeve të popullit shqiptar për liri e pavarës.
Salla ku u mbajt manifestimi, në Hotel Zentrum Töss në Winterthur, që ishte zbukuruar me ngjyrat e flamurit kombëtar ishte e pamjaftueshme për t’i zënë të gjithë pjesëmarrësit të cilët kishin ardhur nga anë të ndryshme të Zvicrës.
Bashkëatdhetarët asnjëherë nuk janë ndar të zhgënjyer nga reportuari dhe programi artistik i kësaj shoqëria, aq më pak kësaj radhe që ishte begatua
edhe me dy projekte të financuara edhe nga Ministria e Jashme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës: një ekspozitë fotografish nga Arian Mavriqi dhe një film i shkurtër nga Lavdim Klaiqi.
Siç na njoftoj kryetari i kësaj shoqërie Sheqfet Cakolli, në program ishte dramatizimi dhe inskenim i filmit „Nëntori i dytë“, i luajtur nga grupi teatral i kësaj qendre, së bashku me gjithë anëtarët e saj. Më pas moderatorja Albulena Kqiku – Cakolli, në emër të organizatorit të këtij manifestimi, Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “DARDANIA” nga Winterthuri përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke veçuar, Sami Kastratin, konsull i përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, i cili krahas rëndësisë së festës, pati edhe një vlerësim të lartë për artistët dhe shoqatat artistike në mërgatë që po i kontribuojnë me të madhe ruajtjes së identitetin dhe kultivimit të vlerave tona, prej nga vijmë.
Ndërsa që letra përshëndetëse e kishin dërguar Ambasadori i Shqipërisë në Bernüë, Ilir Gjonit dhe ushtruesja e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë Veriore, zonja Melehat Muftarovska. Në mesin e të ftuarëve ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave simotra si ajo e fshatit Çollopek, ansamblit „Drita“ nga Kreuzlingeni, ansamblit „Vatra“ nga Bylahu, Shoqata „Bashkimi“ nga Usteri, Shoqëria Kuturore „Sharri“, LAPSH-i nga Cyrihu, artistë nga Winterthuri, si dhe përfaqësues politik e fetar, që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë.
Natyrisht se një fjalë rasti e mbajti kryetari i kësaj qendre kulturore, Shefqet Cakolli, u shprehu falënderime të gjithë atyre që po kontribuojnë në realizimin e manifestimeve të tilla qoftë në mënyrë artistike apo forma tjera. Ai foli edhe për rëndësin e festës së flamurit, duke shpresuar që kjo festë edhe në të ardhmen të shërbejë si frymëzim dhe reflektim në bashkimin intelektual e shpirtëror, si dhe të forcoj ndjenjat e atdhetarizmit drejt kurorëzimit të ëndrrës së kahmotshme për bashkimin e trojeve shqiptare.
Më pastaj programi vijoj me interpretimin e një vallje instrumentale të orkestrës së “Dardanisë”, premier për atë mbrëmje, për të vijuar më tej me këngët “Për flamur” këngë po ashtu premier, kënduar nga Sylë Sylaj, përcjellë nga orkestra si dhe “Këngën për UÇK-ën“, kënduar nga Ekrem Beqiri, gjithashtu përcjellur nga grupi i orkestrës.
Më pas filluan vajzat e grupit të të rriturëve, me vallen po ashtu premier, valle kjo me motive nga Dukagjini, e cila zgjoi kurreshjte dhe interesim te publiku edhe për veshjen autoktone të asaj pjese të Kosovës, për të vazhdua me grupin e fëmijëjve prej nga e veçanta shte paraqitja me këngën „Xhamadani vija vija“, për të vazhdua me dy valle, „Vallen e Lokut“ dhe „Sylëkuqja“, të cilat u priten më së ngrohësisht nga publiku.
Ndonëse shumë nga këta rinjë kanë lindur e po rriten larg atdheut të prindërve të tyre i këndojnë dhe i recitojnë me pasion flamurit kuq e zi dhe vallëzojnë me krenari vallet e bukura shqipe. Këtë e dëshmoi paraqitja në skenë e grupit të fëmijëve me poezit e tyre, të cilët freskuan programin përmes Anea dhe Norik Sermaxhajt me poezit e tyre, për ti motivuar edhe poetja e Luginës së Preshevës, zonja Hyrije Isufi, me poezinë e saj për Dardaninë dhe gruan, për ta përfundua me Albulena Kqikun, me disa vargje të At Gjergj Fishtes për shqipëtarët.
Pas poezive të duartrokitura nga publiku, moderatorja ftoj në skenë veteranin e shoqërisë, Hamit Shillovën, i cili ekzekutoi një pikë muzikore me gajde, prej nga u prit mjaft ngrohëtësisht dhe me interesim, si mjeshtër i thuajase të gjitha veglave si; gajdja, fyelli, sharkija, qiftelia, surla, kavallat, dhe natyrishtë edhe kënga që i flenë në shpirt, për të vazhduar me këngën „Thërret Prizereni“ kënduar po ashtu nga ai dhe grupi i orkestrës.
Në vazhdim skenën e pushtuan të rriturit e shoqërisë me vallen çame e cila po ashtu ishte e punua me përkushtim të madh si në pikëpamje koreografike ashtu edhe kostumeve të bukura çame, të cilat janë tejet tërheqëse e të veçanta.
Në mesin e mysafirve nga Kosova, përshëndeti profesor Dilaver Kryeziu, i cili tha se ruajtja e traditës dhe kulturës në diasporë, mund lirisht të thuhet se fillon nga këtu, duke i përgëzuar grupet për punën që po bëjnë në mërgatë, e në veçanti në ansamblin “Dardania”. Edhe të ftuarit e radhës Arian Mavriqi e Lavdim Klaiqi, ishin tejet të kënaqur me programin dhe prezencen e tyre në këtë festë të madhe dhe shprehën dëshirën që edhe në të ardhëmen të bashkëpunojnë me SH.K.A „ Dardania“ kur panë se e gjithë kjo po u bëhet me një përkushtim të madh.
Me këtë rast kryetari Cakolli ndua edhe ca mirënjohje dhe dhurata simboloke për mysafirët.
Në fund të programit pati edhe një „Mozaik vallesh“ të përmbledhura nga disa valle të reportuarit të këtij ansambli, duke i prezentuar edhe veshjet nga treva të ndryshme, me një laramani të mahnitëshme ngjyrash. E tërë kjo si rrjedhojë e punës shumë vjeçare e kësaj shoqërie.
Përfundimi i manifestimit u shndërrua në një gazment të përbashkët me vallëzimet nga ana e të pranishmëve shoqëruar me tingujt e instrumenteve, siç janë surlat e tupani, për ta përfunduar kështu tërë këtë manifetim kaq dinjitoz e madhështor, të përcjell për dy orë nga Televizioni Diaspora i cili zhvilloi edhe disa prononcime me të pranishmit.