Brenda një dite “Vatra” nga Bylahu defiloi me dy paraqitje mbresëlënëse

Paraqitja e parë u bë para pjesëmarrësve të Konferencës Shkencore të Akademisë së Mjekëve Shqiptarë në Europë, në cilësinë e nikoqirit, ndërsa e dyta në „Festën e Kombeve ne Zug“, ku ansambli nga Bylahu prezantoi traditën dhe kulturën shqiptare.

Ansambli i këngëve dhe valleve “Vatra” nga Bylahu, që hynë në radhën e grupeve më të vjetra shqiptare në shtetin helvetik edhe këto ditë vere po e vazhdon me intensitet aktivitetin e tij, madje te diele e kaluar me 2 shtator dha dy programe vetëm brenda një dite. Kryetari i ketij ansambli Lulëzim Krasniqi na njoftoi për portalin tonë prointegra.ch se për trupën e tij ishte kënaqësi dhe privilegj që të jetë jo vetëm nikoqir por edhe pjesëmarrës me disa pika artistike para pjesëmarrësve të Konferencës XX Shkencore të Akademisë së Mjekëve Shqiptarë në Europë, ngjarje kjo e cila kësaj radhe u mbajt të shtunën me 02.09.2023 në Bylah. Ai tregon se organizatorë të këtij eventi ishin Dr. Aurora Dollenberg dhe Prof. Fadil Çitaku, themelues dhe nismëtari kryesor i këtij projekti, të cilët me këtë rast shprehën mendimet dhe idetë nga përvojat e tyre profesionale se si të organizohen edhe më fuqishëm dhe këto eksperienca e projekte, duke i bartur dhe zhvilluar ato edhe në vendlindje.
Si nikoqir i këtij eventi Ansambli VATRA u përkujdes që secili prej të pranishmëve të ndihet komod. Një theks të veçantë zuri edhe pjesa artistike e këtij eventi: paraqitja me dy valle koreografike të Ansamblit VATRA. Pati edhe një prezencë të valltarëve të Shoqatës Sharri si dhe një interpretimi të shkëlqyeshëm të pianistes së mirënjohur Prof. Lule Elezi. Pjesëmarrja e këtyre artistëve me një program mbresëlënës u prit me përzemërsi dhe emocione nga të pranishmit.
Në po të njëjtën ditë pra të shtunën më 02.09.2023 në Zug të Zvicrës u mbajt Festa e Kombeve (Fest der Nationen) ku për të përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare ishte përzgjedh pikërisht Ansambli VATRA.
Ishin djem e vajza anëtarë të këtij ansambli të veshur nën petkun e veshjeve tona tradicionale, duke na përfaqësuar denjësisht. Këtë më së miri e vërtetoi vet atmosfera dhe përkrahja e gjithë publikut të pranishëm, përmes duartrokitjeve madje edhe brohoritjeve, duke na motivuar për të vazhduar punën tonë me një vrull edhe më të madh.- thekson më tej Lulzim Krasniqi i cili shton se: Falë punës përkushtimit të anëtarëve dhe të pjesëmarrjeve tona të njëpasnjëshme në evente të ndryshme ne çdo ditë e me shumë po rritemi në numër dhe në cilësi. Me interes të dy anshme ishte se edhe kësaj radhe, pasi na uruan suksese,  organizatorët e këtij eventi na ftuan që edhe në vitet e ardhshme të kemi bashkëpunim të ndërsjellët, gjë që edhe e pranuam një propozim të tillë, thotë , kryetari i Ansamblit “Vatra” nga Bylahu i kantonit të Cyriut, Lulzim Krasniqi.

Paraqitja e parë u bë para pjesëmarrësve të Konferencës Shkencore të Akademisë së Mjekëve Shqiptarë në Europë, në cilësinë e nikoqirit, ndërsa e dyta në „Festën e Kombeve ne Zug“, ansambli nga Bylahu prezanto traditën dhe kulturën shqiptare.