Blerim Rrecaj:Lojë për paqe

Shënim për shënjim

Çfarë i bëra unë këtij dielli
Që më mori në shenjë
Me rreze snajperi

Lojë për paqe

Me fëmijët
Shkuam në muze
Luftës luftë i shpallëm
E ajo uli kokën
Iku e u fsheh

Perëndim dielli në Parkun e qytetit

Dielli flakërues i artë po perëndon
Hëna e bardhë borë është kah rrezon
Ku më mirë se në këtë park
Kënaqen fëmijët e ndejën e zgjasin
Fëmijëria lëshohet teposhtë me sajë

Shkruar në fletëbore

Në një fletë
Të bardhë bore
Po lë gjurmë
Me fjalë zemre
Me degën e hollë
Që e gjeta në udhë
Dhe e u bë laps
E s’dijka të lë gjurmë
Ngjyrash tjera
Po në fletëbore
Shkruaka vetëm bardh

Gjurmë në xham

Një hapësirën
E një xhami të avulluar
Shkarravite diç
Ta shohim se ç’rreze do ta avullojnë
Dhe le t’i hiqet aktualiteti
Nëse s’na pëlqen
E është i trishtë e i rëndë
Bashkë me këtë ngricë