Bisedimet për Kontrata më të mira Kolektive të Punës në Zvicër po çalojnë!

Bisedimet mbi paga në ndërtimtari janë duke çaluar, gjithashtu edhe bisedimet për ripërtëritjen e Kontratat Kolektive të Punës (KKP) për personelin e huazuar janë ndërprerë. Të dy këta shembujt tregojnë: Bisedeimet për paga dhe për kontrata nuk janë gjithmonë të thjeshta dhe përmirësime mund të arijmë vetëm nëse punëmarrësit bashkohen dhe luftojnë për ti arritur ato.

KKP-ve për personelin e hauzuar u kalon afati në fund të këtij viti, mirëpo bisedimet po çalojnë dhe ato tani për tani janë ndërprerë. Edhe në ndërtimtari bisedimt për paga janë duke shkuar keq. Këto janë shenja të këqija në prag të bisedimeve të ardhshme për ripërtëritjen e Kontratës Kombëtare të Punës. Mirëpo punëtorët e ndërtimtarisë në Parlamentin e sindikatës Unia, mabjtur në fund të nëntorit 2014, treguan se janë të gatshëm të luftojnë për një Kontratë të re Kombëtare të Punës.

Moti i keq në qendër të vëmendjes

Parlamenti i punëtorëve të ndërtimtarisë ne fund të nëntorit aprovoi edhe katalogun e kërkesave për bisedimete e vitit të ardhshëm që kanë të bëjnë em Kontratën Kombëtare të Punës për ndërtimtarinë kryesore. Si pikë të rëndësishme punëtorët e ndërtimtarisë e shohin mbrojtjen më të mirë të shëndetit të tyre në rast të motit të keq. Ata i nënshtrohen frymës dhe shiut, lëvizin nëpër skele të rrëshqitshme dhe janë jashtë sikur në acar ashtu edhe kur mban vapë e madhe.

Punëtorët e ndërtimtarisë janë të mllefosur

Parlamenti i punëtorëve të ndërtimtarisë ishte posaçërisht i mllefosur mbi ndërprerjen pa fije respekti të bisedimeve për paga nga ana e shoqatës së ndërmarrësve (SVB). Pas tubimit të tyre, punëtorët e ndërtimtarisë në shenjë proteste marshuan deri tek selia e shoqatës (SBV) dhe ata përmes një aksioni simbolik ndërtuan një mur bash në hyrje të selisë qëndrore të shoqatës së ndërmarrjeve ndërtuese. Punëtorët e ndërtimtarisë përmes këtij aksioni bënë me dije vendosmërinë dhe gatishmërinë e tyre për të luftuar deri në fund për një Kontratë të përmirësuar Kombëtare të Punës.

Vlen motoja: Bashkë të luftojmë, bashkë të fitojmë

Aksioni i punëtorëve të ndërtimtarisë tregon se vetëm të bashkuar mund të triumfojmë. Vetëm nëse punëmarrësit janë të organizuar sindikalisht, atëherë edhe mund të shtyjnë përpara negociatat për Kontrata Kolektive të Punës, të cilat sigurojnë kushte më të mira pune për të gjithë: dhe vetëm bashkë me punëtorët mund të arrihen përmirësime në KKP-të.

Përshtati dhe përgaditi: Osman Osmani, sekretar për migracion në Unia