Basketbollistet e reja të Prishtinës në Cyrih për ndeshje miqësore

Një falënderim i madh për ju mërgimtarët, në krye me Florie Avdiun Bajramin që ua bëtë të mundshme këtyre filizave ardhjen përmes sigurimit të shpenzimeve për vendosje në hotele e sigurimin e ushqimeve, ndërsa që Ministria e Rinisë dhe Sporteve të Kosovës ka siguruar vetëm biletat e udhëtimit.

Dje për një vizitë disaditore në Zvicër udhëtoi ekipi i basketbollisteve KBF Prishtina- U 16, i cili do të zhvillojë sa ndeshje miqësore me ekipet simotra të Cyrihut. Mbrëmë pata rastin të takoj këtë ekip të udhëhequr nga trajneri i tyre Ibrahim Karabeku (i cili edhe falënderoi  mërgimtarët për ftesën dhe vizat) e të shoqëruar edhe nga miq shqiptarë e zviceranë që janë angazhuar për sjelljen e këtij ekipi tejet të suksesshëm e entuziast në mesin e kolegeve të qytetit të Cyrihu.

Derisa përcillja stërvitjet e e këtij ekipi bashkë me ato të një ekipi nikoqir, s`kishte si të mos entuziazmohet njeriu kur shef vajza kaq të talentuara e të dhëna pas një sporti shumë atraktiv, por edhe të shprehim kënaqësinë që me heqjen e vizave do tu mundësohet shumë ekipeve sportive dhe grupeve artistike , shfaqja e aftësive dhe talentit të tyre edhe në shtete të ndryshme evropiane dhe e tëra kjo të ndikojë edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë midis vendeve dhe shtetaseve të Kosovës, që fatkeqësisht kanë vuajtur shumë pasojat e izolimit, në mungesë të vizave.

Suksese sam ë mëdha këtij ekipi simpatik dhe gjithë sportistëve kosovarë, në veçanti ata të moshës më të re që do të jenë një urë e fortë lidhjeje me sportistë të vendeve të ndryshme dhe kështu do të afirmojnë edhe vet shtetin tonë të ri në arenën ndërkombëtare.

( Teksti e fotot R. Rifati)