Burimet e Drinit të Bardhë

Gjatë temperaturave të larta të verës, kur nga i nxehti madh nuk mund të dalim as në qytet, iu preferojmë ta vizitoni një vend ku do të gjeni një freski të jashtëzakonshme. Është ky lumi i Drinit të Bardhë, i cili përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit.

Drini buron rrëzë malit të Rusolisë në 586 metra lartësi mbidetare, ku edhe krijon një ujëvarë të bukur, para se të zbres në rrafsh dhe të bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi, ku edhe formojn Drinin.

Sasia e burimit arrinë 30 metra kub në sekondë, ndërsa sipërfaqja e ujëmbledhësit në Kosovë është 4265 metra katror.

Bazeni I Drinit, i cili mbledhë në vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, Lumbardhit të Prizrenit, është më i madhi nga katër basenet e ujëmbledhësit të Kosovës.