Atdhetari Ismail Dragusha (1922-1947)

Atdhetari Ismail Dragusha së bashku me bashkëshorten Fetije, deri në vdekje për çlirimin e atdheut nga pushtuesi serbo-sllav

Shkruar nga Sami ARIFI

Ismail Dragusha u lind në vitin 1922 në fshatin Rufc i Vjetër-Komuna e Lypjanit.

Meqë, atdhetari Ismail Dragusha ishte luftëtar i mbrojtjes së trojeve etnike shqiptare, bëri rezistencë kundër pushtuesit serbo-sllav, ai pas vitit 1944 mbeti në arrati duke vazhduar luftën kundër pushtuesit këtij pushtuesi të egër barbar.

Imaili ishte epror ushtarak në Shtabin e Ajet Gërgurit si dhe pjesësmarrës i tubimeve të shumta, por ishte pjesëmarrës edhe në Kongresin e Blinajës, ai si pjesëtar i grupit Gjon Serreçi së bashku me bashkëshorten Fetije Kelmendi-Dragusha u shquan me përleshjet e këtij grupi me repartet e Ushtrisë serbo-sllave në gusht të vitit 1946 në Bilushë afër Hoçës, afër qytetit të Prizrenit.

Ismail Dragusha bashkë me gruan e tij, Fetijen, u vranë nga OZNA të ndihmuar nga bashkëpunëtorë shqipfolës.

Në dimrin e vitit 1946/1947, bashkë me shoqen ishin strehuar në shtëpinë e Xhemë Islamit në fshatin Krojmir.

Meqë nga kjo familje disa burra ishin inkuadruar në radhët e këtij pushteti, pra, UDB-ja nuk dyshonte në ta, por kjo familje mbante lidhjet ilegale edhe me grupet militare të Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së) të cilët kërcnoheshin me vdekje nga regjimi serbo-sllav. Halim Hyseni sipas kujtesës së tij rrëfen: Isha i ri dhe kohë pos kohe mbaja kontaktin e Ismailit me vëllain e tij Xhemajlin.

«Ismaili së bashku me bashkëshorten e tij, Fetijen, luftëtare ishte stehuar në shtëpinë tonë. Hyja dhe dilja tinëz për të përcjellur porositë e Imailit në familjen e Dragushëve në Rufc të Vjetër. Sa herë që shkoja atje takoja nënën e Ismailit të cilës i jepja porositë».

«Pre e denoncimeve të tilla të liga dhe antinjerëzore kishte rënë edhe Imail Dragusha. Komisari i Bationit të UNDSH-së për Sitnicë, i cili ishte në krye të 120 luftëtarëve kishte bërë përpjekje për të depërtuar në Greqi më 8 gusht të vitit 1946. Ai së bashku me bashkëshortën e tij luftëtaren, Fetije, sipas të gjitha gjasave me fëmijën tre muajsh, ka patur në gjumë, në një plevicë të lagjes Tërpeza, të Ribarit të Madh. Pasi i therrin mizorisht me thika e bajoneta, i varrosin nëpër terr në një vend afër fshatit, në vendin e quajtur «Te lisat» në dalje të Ribarit të Madh duke i humbur gjurmët». (Nga Mr. Ahmet, Qeriqi, Luftëtarë të NDSH-së …f, 88,89.).

Heroina Fetije Qazimi Kelmendi u lind në fshati  Ribar i Vogël, kur i shoqi i saj u bashkua me njësitet e armatosura të LNDSH-së, ajo i qëndrojë burrit të saj pranë gjerë në vdekje, ajo u vra së bashku me burrin dhe djalin e saj disa mujsh nga në vitin 1947, nga repartet e UDB-së jugosllave. ( Dr. Muhamet Shatri, vep. citat, f.38.)

Lavdi, atdhetarit dhe atdhetarës, Ismail e Fetije Dragusha, dhe të gjthë të rënëve për lirinë e atdheu.