Sot në kaptinën e XII të librit “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, të autorit Qamil Bytyqi me qëndrim në Stamboll, japim kaptinën ku flitet rreth zhvillimeve të gjuhës shqipe në Turqi, që pos në shumë familje, flitet e zhvillohet kryesisht përmes kurseve të gjuhës shqipe që i organizon autori i këtij libri edhe atë falas, duke bërë edhe nga disa qindra kilometra me shpenzime të veta. Kësaj radhe po japim fotot nga organizimi i kurseve të shqipes në qytetin e Bursës
Shkruan: Qamil Bytyqi, Stamboll
Këtë temë mund ta ndajme në disa pjesë:
- Kurset e Gjuhës Shqipe
- Üniversitede Arnavutça dili
- Gjuha Shqipe si lëndë zgjedhore në shkolla fillore
- Miratimi i Gjuhës Shqipe në YDS (PGJH)
- Kurset e gjuhës shqipe nëpërmjet internetit (Youtube)
XII- 1- KURSET E GJUHËS SHQIPE
NË STAMBOLL
-Në Shoqatën Vëllezëria Turko-Shqiptare
Në Turqi kursi i parë i ghuhës shqipe është hapur në vitin 1993/94 në shoqatën Vëllezëria Turko-Shqiptare me seli në Rrethin Fatih. Kamil Bitişi (Qamil Bytyçi) e filloi kursin e parë të gjuhës shqipe. Më vonë është dhënë nga Enver Maqastena i cili për të mos shkuar në luftë në Bosne kishte ardhur në Turqi. Por, për shkak të mungesës së interesit ai u mbyll disa muaj më vonë. Kursi ishte falas. Ofruesit e kurseve gjithashtu e dhanë kursin vullnetarisht falas.
Më vonë, kur Shoqata e Vëllazëria Turko-Shqiptare zhvendosi selinë e saj në Stamboll-B.Paşa, kursi shqip u hap përsëri dhe kursi u dha nga Kamil Bitiş (Qamil Bytyçi) por ai përseri u mbyll pas tre ose katër muaj për shkak të mungesës së interesit. Kursi ishte falas. Ofruesit e kurseve gjithashtu e dhanë kursin vullnetarisht falas.
-Në Shoqatën Vëllezëria Turko-Shqiptare Dega në Küçükçekmece
Kurset këtu u dhanë ndërmjet viteve 2010-2011. Kursi zgjati përafërsisht 15 muaj dhe më pas u mbyll. Kursi ishte falas. Ofruesit e kurseve gjithashtu e dhanë kursin vullnetarisht falas.
Në Komunën Bayrampaşa
Kurset e gjuhës shqipe u hapën në Komunën Bayrampaşa për disa vjet dhe kur Qendra Kulturore e Kosovës u hap në Stamboll-Bayrampaşa dhe kur filloi të ofrojë kurse shqipe komuna pas një viti mbylli kursin e gjuhës shqipe. Kursi ishte falas. Ofruesi i kurseve është paguar nga Komuna Bayrampaşa.
Në Qendrën Kulturore të Kosovës Qendra Kulturore e Kosovës u hap më 23 shkurt 2013 në kuadër të Ministrisë e Diasporës së Republikës së Kosovës. Është qendra e parë kulturore e hapur nga Shteti i Kosovës jashtë vendit. U.d. drejtori i parë i Qendrës Kulturore të Kosovës ishte autori i këtij libri Kamil Bitişi (Qamil Bytyçi). Në Qendrën Kulturore të Kosovës kursi i parë shqip u hap me 29 Prill 2013 dhe kurset e gjuhës shqipe vazhdojnë ende qe shtatë vjet. Jane disa grupe që ndjekin jursin. Kursi është rreth 30 orë në javë dhe jepet nga Kamil Bitişi (Qamil Bytyçi). Kursi është falas. Ofruesi e kurseve gjithashtu e jepë kursin vullnetarisht falas.
Në Shoqatën Shkup- Brezalinjeve
Në shoqatën e vendosur në Alibeyköy Karadolap kurset vazhduan disa muaj por më pas u mbyllën për shkak të mungesës së interesit. Kursi ishte falas. Ofruesit të kursit i është bërë pagesë.
Në Shoqatën Kulturore dhe Solidaritetit të Gjithë Ballkanasëve
Kurset vazhduan për disa muaj në seline e shoqatës në Alibeyköy, por më pas ajo u mbyll për shkak të indiferencës. Kurset ishin falas. Personi që dha kursin u pagua.
Në Shoqatën Kulturore dhe e Solidaritetit të Shpërngulurve të Rumelivë në Anën e Anadollit
Kursi i gjuhës shqipe i cili u hap në vitin 2018 në selinë e shoqatës në Kadıköy, vazhdoi për një periudhë të caktuar kohe por më pas u desh të ndërpritet në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Kursi ishte me pagesë. Ofruesit të kursit i është bërë pagesë.
Në Shoqatën Kulturore dhe Solidaritetit të Kosovarëve
Në Aksaray ku ndodhet selia e shoqatës kurset vazhduan për afërsisht tetë muaj në vitin 2012. Me hapjen e Qendrës Kulturore të Kosovës kurset u mbyllën. Kursi ishte me pagesë. Ofruesit të kursit i është bërë pagesë.
Në Shoqatën Kulturore dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Stambollit
Kursi i gjuhës shqipe u hap në vitin 2019 në selinë e shoqatës në Kadıköy. Por, meqenëse shoqata vendosi të bashkohej me Shoqaten Kulturore dhe e Solidaritetit të Shpërngulurve të Rumelisë në Anën e Anadollit kurset vazhduan në shoqatën tjetër. Kursi ishte me pagesë. Ofruesit të kursit i është bërë pagesë.
Në Shoqatën e Rumelivë në Anën e Anadollit
Kurset u hapën në vitin 2019 në shoqatën, me seli në Ümraniye dhe vazhduan për një vit. Kursi ishte pa pagesë. Ofruesit të kursit i është bërë pagesë.
Në Shoqatën Solidaritetit të Mirëqenies dhe të Solidaritetit Rumelive të Esenlerit
Kurset kanë vazhduar për 3-4 muaj në shoqatën në Stamboll-Esenler qendror. Kurset janë mbyllur për shkak të pandemisë. Kursi ishte falas. Ofruesit e kurseve gjithashtu e dhanë kursin vullnetarisht falas.
NË ANKARA
Në Qendrën Kulturore Shqiptare Sami Frasheri në Ankara e cila është në kuadër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës janë dhënë kurset e gjuhës shqipe. Kursi ishte me pagesë. Ofruesit të kursit i është bërë pagesë.
NË IZMIR
Në Shoqatën Kulturore dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Çamërisë
Kurset vazhdojne që nga viti 2014 në shoqatë me seli në İzmir Karşıyaka. Kursi është me pagesë. Ofruesit të kursit i është bërë pagesë.
NË BURSA
Kursi i gjuhës shqipe u hap për herë të parë në 2016/2017 në Shoqatën Kulturore Shqiptare në Bursa. Kursi ishte falas. Ofruesit e kursit gjithashtu e dhanë kursin vullnetarisht falas
Më vonë kursi u hap në Qendrën e Arsimit Publik të lidhur me Komunën Yıldırım në Bursa në vitin 2018 dhe është ende në vazhdim. Kursi është pa pagesë. Ofruesit të kursit i bëhet pagesa nga Komuna Yıldırım.
NË SAKARYA
Kurset e gjuhës shqipe u hapën për herë të parë në Sakarya-Adapazarı më 1 Prill 2014. Por kurset u mbyllën për shkak të mungesës së interesimit.
Përsëri, më datën 30 tetor 2019 kishte kurse në Sakarya por në Mars 2020 klasat u pushuan për shkak të pandemisë. Kurset janë organizuar nga Komuna Sakarya-SAMEK. Kursi ishte pa pagesë. Ofruesit të kursit i është bërë pagesa nga Komuna Sakarya.
NË MANİSA – TURGUTLU
Kursi i gjuhës shqipe në Turgutlu u dha në Shoqatën Kulturore Shqiptare Turgutlu në vitin 2018 me mbështetjen e Edukimit Publik (institucion shtetrorë). Kursi vazhdoi për një vit dhe më vonë u mbyll për shkak të mos interesimit. Kurset ishin falas. Personi që dha kursin u pagua nga Edukimi Publik (institucion shtetrorë).