As këtë vit, gratë nuk festuan, ato marshuan!

8 marsi që ndërkombëtarisht njihet si dita e gruas, u shënua edhe në Kosovë, por jo me festë. Cdo vitë, shënimet e 8 marsit në Kosovë, po përcillen me aksione të shumta simbolike, që përcojnë mesazhin e barazisë gjinore që duhet të ndërtohet dhe të ndiqet në vendin tonë.

Ne e dijmë që gratë në Kosovë ndër vite kanë qenë të shtypura dhe të diskriminuara. Të drejtat e tyre në shoqëri kanë qenë minore, ndërkohe që pjesëmarrja e tyre në politikë tepër e ulët. Por, pavarësisht kësaj, ato pak gra që kanë ushtruar aktivitetin e tyre me qëllim ndikimin në shoqëri për ndërrimin e këtij mentaliteti, kanë bërë punë të madhe gjatë rrugëtimeve të veta. Sakrifica e tyre ka qenë e pashoq, ndërkohë që përkushtimi ka qenë aq i madh saqë nuk kanë lejuar që për asgjë dhe nga asgjë, të ndikoheshin që pikësynimi i tyre të arrihej.

Por, a është arritur në të vërtetë?!

Sigurisht që jo! Dhe në masë të madhe, shtypjet, diskriminimet dhe lufta e njerëzimit për barazi dhe drejtësi vazhdon edhe në këtë shekull. Kështu u tha në disa tryeza që u organizuan pikërisht më 8 mars, u ku cështje e gruas ishte temë diskutimi me rëndësi të vecantë.

Pakënaqësitë për pozitën e gruas në shoqëri, nisën me marshin protestues “Marshojmë, s’festojmë”, të organizuar nga aktiviste e aktivistë të organizatave që merren me të drejtat e grave. Bashkimi i grave, flet për më shumë vullnet dhe tregon se bashkarisht jo vetëm se mund ti qëndrojmë dhimbjes, por edhe ta bëjmë atë të pajustifikueshme dhe të pashpjegueshme. Kur gratë kjanë bashkë, frika për atë që mund ta bëjnë ato është më e madhe, sic është edhe e madhe fuqia për ta rrëzuar cilendo hierarki që e lë pozicionin e gruas në një kënd të padukshëm dhe të parëndësishëm.

Kontributi i gruas ndër vite për progresin e shoqërisë tonë, u vlerësua lart nga gratë, që e morrën për shqetësim festimin në këtë ditë. Ato njëzëri kërkojnw që gratë të punojnw për më shumë të drejta dhe jo të mjaftohen me një festim në mbrëmjen e 8 marsit me gra të tjera. Gruaja duhet ti kërkojë të drejtat e saj cdo ditë, nga ata që i shkelin dhe stypin ato të drejta cdo ditë. Gruaja duhet të luftojë që ato të drejta ti gëzojë cdo ditë dhe jo vetëm më 8 mars. Sepse gruaja jeton cdo ditë, punon cdo ditë, vepron cdo ditë dhe zëri i saj duhet të ndëgjohet cdo ditë.

Gratë punëtore, të shkencës, artit, kulturës, politikës e madje edhe ato të papuna, cdo ditë të jetës së tyre, e madhështojnë më shumë këtë botë me jetët që dhurojnë dhe fëmijët që i lindin e i rrisin, e i bëjnë pishtarë tw së ardhmes tonë të përbashkët.

Ato kontribuojnë në shoqëri nëpërmjet shkencës, nëpërmjet artit, nëpërmjet kulturës, nëpërmjet politikës, prandaj nuk ka arsye që të mos ndihen dhe trajtohen të barabarta me burrat. Sepse bëjnë po aq sa ata, e ndoshta edhe më shumë.

Madje, në tjetër iniciativë që u morr këtë 8 mars, ishin edhe homazhet pranë përmendoreve të ngritura të grave nëpër qytetet e Kosovës. Edhepse ato janë të pakta në numër, krahasuar me përmendoret e shumta që ngriten cdo ditë, megjithatë prapë gruaja, kërkon vazhdimisht që gratë të nderohen dhe të përjetësohen duke i ngritur përmendore kudo në vendin tonë. Numri përmendoreve të ngritura nuk është i kënaqshëm, por kjo nuk do të thotë që ato janë harruar dhe kontributi i tyre është tretur. Përkundrazi, ato na përcjellin në cdo hap të sukseseve tona, sepse janë muzë e thyerjes së barrierave dhe shembjes së mureve, që janë ndërtuar në shoqërinë tonë.

Ato janë krenari, janë lartësim, janë inspirim dhe janë kurajo për të mos e ndalur këtë rrugë deri në arritjen e të gjitha synimeve tona.