Hilmi Gashi, anëtarë i Bordit të Germin & prointerga.ch, 1 dhjetor 2020
Rinia është ardhmëria e vendit. Çdo investim në shkollimin, aftësimin dhe ngritjen e tyre është investim në një të ardhme më të mirë.
Kjo fushatë „Giving Tuesday“ është një mundësi shumë e mirë për të mbeshtetur nisma si:
- Angazhimi i profesionistëve nga Diaspora në vendet amë për të punuar së bashku në praktika, konferenca profesionale virtuale dhe webinare në: shëndetësi, teknologji informative, aftësi të buta dhe zhvillim në karrierë ;
- Zhvillimi dhe ofrimi i programeve të udhëheqjes për të rinjtë për të angazhuar profesionistë të rinj (21-35 vjeqar) për t’u lidhur, ndarë njohuri dhe për të ofruar zgjidhje në çështjet më të rëndësishme të komunitetit në nivel lokal në vendet e origjinës; dhe
- Promovimi i ndërmarrësve të rinj dhe start-up-eve të tyre në vendet e origjinës, në mënyrë që ata të tërheqin investitorë nga komuniteti i bizneseve shqiptare në diasporë dhe vendet amë.
Ju faleminderit shumë për mbështetjen e juaj në angazhimin e sa më shumë të rinjve shqiptar në vitin 2021 që të promovojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët kudo në botë.
Komunikata e plotë për media e Fondacionit GLOBAL ALBANIANS dhe Organizatës GERMIN
Javën e kaluar teksa përfunduam Konferencën më të madhe virtuale të Diasporës Shqiptare deri më tani, ju treguat një vullnet dhe fuqi të jashtzakonshme të komunitetit tonë dhe dëshirës për të kontribuar pozitivisht. 2,500 prej juve u bashkuat anë e mbanë botës për të ndjekur mbi 25 orë program, për të shkëmbyer ide, mendime, për t’u ballafaquar me sfida dhe çështje të rëndësishme, si dhe për të festuar suksese të rëndësishme.

Sot, teksa lansojmë fushatën e fundvitit për ngritje të fondeve, drejtohemi te ju edhe këtë herë për të kërkuar mbështetjen tuaj përgjatë ‚GivingTuesday‘ dhe muajit Dhjetor për të ngritur fonde që do të ndihmojnë programet tona për Rini, Edukim dhe Shkëmbim, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Preshevë.
Të gjitha donacionet tuaja do të mbështesin ekskluzivisht programet e menagjuara nga Fondacioni Global Shqiptar dhe GERMIN, si pjesë e iniciativës të Rinisë Globale Shqiptare.
- Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora në vendet amë për të punuar së bashku në punë praktike, konferenca virtuale profesionale, si dhe webinar në: shëndetësi, teknologji informative, aftësi të buta, si dhe zhvillim në karrierë;
- Udhëheqja Rinore për të angazhuar profesionistët e rinj (mosha 21-35) për t’u lidhur, shkëmbyer njohuri, si dhe të propozojnë zgjidhje ndaj disa prej problemeve kryesore në komunitetet në nivele lokale në vendet amë;
- Promovimi i ndërmarrësve të ri dhe i bizneseve të tyre ’start-up‘ në vendet amë në mënyrë që të identifikohen mundësi për investorë nga komuniteti i bizneseve në Diasporë;
Këtë fundvit, synimi jonë është të ngrisim $25,000, që Së Bashku:
- Të sjellim 5 Ekspertë nga Diaspora në Institucionet Publike në Shqipëri dhe Kosovë për të kontribuar me aftësitë dhe njohuritë e tyre përgjatë nje periudhe prej 6 muajsh;
- Të angashojmë 5 Diaspora Fellows për një periudhë 1-3 mujore me Organizatat Jo-Qeveritare dhe komunitetet lokale për të ofruar zgjidhje ndaj komunitetit përmes transferimit të aftësive dhe njohurive të tjera te 150+ persona të tjerë;
- Të organizojmë një Konferencë Virtuale të Ndërmarrësve të Rinjë për të tërhequr 100 investorë potencial për ndërmarrësit e rinj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Preshevë.
Falemnderit shumë për mbështetjen tuaj teksa angazhojmë edhe më shumë rini Shqiptare në vitin 2021 për të promovuar një të ardhme më të mirë për Shqiptarët kudo.
Ju faleminderit,
Mark Kosmo, Sihana Bejtullahu, Lirim Krasniqi

















