Përkundër përpjekjeve nga ana e LVV-së dhe LDK-së që të lidhin marrëveshje për koalicion, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate e Kosovës, kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre parazgjedhor duke e dërguar kërkesën për regjistrim në KQZ.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, e ka konfirmuar këtë, duke thënë se kanë pranuar koalicionin që është dorëzuar nga AAK dhe PSD.
Ndryshe, deri në ora 00:00, të gjitha partitë politike kanë afat ti deklarojnë koalicionet e tyre pranë KQZ-së.