(Apo: Gjenocidi në Kosovë, si shfarosja e hebrenjve në furrat e Dachau-t)
Ai gjenocid ishte shume i egër. E doja Kosovën, u dashurova
me te. Kosova, më tepër sesa Shqipëria, na kishte hapur dyert
ne arbëresheve. Unë kam marre pjesë në Seminarin e Gjuhës
Shqipe që zhvillohej çdo vit në Kosovë dhe këtë të mirë që
më kishte bërë Kosova e ndieja si detyrim moral. Flisja për
çështjen e Kosovës kudo dhe me cilindo, sa here qe takoja njerëz
me ndikim. Me 30 maj 1999, kopertinën e revistës “Lidhja”
ia dedikova Kosovës; gjenocidin në Kosov e krahasova me
shfarosjen e hebrenjve ne furrat e Dachau-t.
Shpërthimi i luftës se armatosur në Kosovë e vuri në lëvizje
lobin shqiptaro-amerikan. Sipas gazetares amerikane, Stacy
Sullivan, ne maj te vitit 1998 u mblodhën rreth 4 milionë dollarë
në Shtetet e Bashkuara si ndihmë për blerjen e armatimeve për
UÇK-në.
( Nga libri i Ornela Radovickës : “Jeta e një arbëreshi” )