Ansambli “Vatra” nga Zvicra me program artistik edhe në Kosovë

 

Pa mëdyshje se Ansambli “Vatra” nga Bylahu i kantonit të Cyrihut, që hynë në radhën e grupeve me të vjetra dhe më cilësore shqiptare në shtetin helvetik edhe kësaj vere zhvilloi një aktivitet mjaft të ngjeshur, por kësaj radhe edhenë Kosovë, ku përveç tjerash vizitoi Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe Shtëpinë e të Moshuarve „Jetimat e Ballkanit “ në Gjinovc të Therandës.

Kjo trup artistike, nën udhëheqjen e Kryetarit Lulzim Krasniqi dhe ekipit të tij, siç na shkruajnë organizatorët pati nder krenari të vizitojë Kompleksin Memorial “ Adem Jashari“ në Prekaz, ku të veshur me kostume tradicionale kombëtare kanë bërë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Jasharajve Heroik.
Më pas artistët nga Zvicra kanë vizituar të gjitha objektet e kullave legjendare sikur edhe muzeun e kompleksit në shenjë rikujtimi e nderimi për Epopenë e lavdishme të Prekazit dhe gjithë UÇK-së.

Nga tempulli i luftës titanike dhe sakrificës për Liri, Ansambli Vatra ka vazhduar rrugën në tempullin e humanizmit dhe shpirtit të madh të solidaritetit njerëzor, drejtë Shtëpisë së të Moshuarve „Jetimat e Ballkanit“ në Gjinoc të Therandës.
Aty, përveç pritjes së ngrohtë nga ana e humanistit të madh, Halil Kastratit me stafin e tij, me shumë emocione ishte edhe takimi dhe përqafimet me banorët e moshuar në këtë shtëpi.
Me këtë rast, artistët e Ansamblit “Vatra”, para banorëve në ambientet e Shtëpisë , interpretuan e ekzekutuan disa pika artistike nga raportuari i këngëve dhe valleve.

Pas bashkëbisedimit të ngrohtë si një familje dhe vizitave në ambientet e Shtëpisë, në emër të Ansamblit, kryetari Krasniqi si shenjë mirënjohje e solidariteti dhuroi për fondin e Shtëpisë së të Moshuarëve, donacion prej 1000 franga zvicerane, duke ju premtuar se përkrahja do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ansambli VATRA falënderon të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti koreografin z. Nexhmedin Isufi i cili pos tjerash mbajti një fjalim përshëndetës duke prezantuar në pika të shkurta aktivitetet ndër vite të ansamblit VATRA.

Me Respekt
N. Isufi dhe L. Krasniqi
Ansambli “Vatra”