( Në nderim të shoqes e bashkëpunëtores që tash prehet në amshim)
Miradie Maliqi është tashmë një personalitet i njohur në Diaspore, me çmime te shumta te marra në poezi, me surprizat e çuditeshe të romaneve të saj, me penën e bukur edhe në shkrim skenarësh filmi…Se fundi ajo na surprizën edhe me librin e saj ” Nënë e bijë”, si një botim tepër I dobishëm në kohët tona, tepër të shqetësuara edhe nga problemet sociale. Janë këto kohë me zemra të lënduara te grave e vajzave shqiptare, që përpiqen të triumfojnë në kohët e reja moderne, në lufte më vetveten e gjithë të tjerët,që I kanë krahas, para apo pas , në udhëtimet në rrugët e historitë e atdheut dhe në vendet ku kanë emigruar, me norma krejt të ndryshme nga botët tona shpirtërore femërore! Bukur shkallëzohet mendimi i shkrimtares, i poetes, i gruas, i bashkëshortes, që bëhet nga Bijë në Nënë ,nëpër përvoja tradicionale, ose jo, në përvoja moderne e supermoderne, që janë edhe ato ,plot kontradikta e të papritura të çuditshme! Autorja si një psikologe e përsosur na shkallëzon gjithë spiralen e marrëdhënies, Nënë & Bijë”, pa e glorifikuar, por duke e shpërfaqur në gjithë ngjyrimet e saj, nga e kaltërta e Qielli, apo e detit, në ngjyrën gri të korrenteve te erës e ajrit, deri në ngjyrën kafe apo të gjelbër të lëndinave, fushave e maleve dhe më ylberin e të gjitha luleve…
E merr temën shtruar e butë, dukë theksuar Dashurinë, si forcën kryesore që e bën bijën, grua ,nënë, gjyshe! Qëndron meditative duke thurrur fragmente të tëra të jetës, me praninë fillestare të dy zanave, qëI japin frymë njëra tjertres…Ajo e nis librin e saj me një fjali telegrafike, por shumë sinjifikatife…Nëna dhe bija…Sigurisht, autori edhe pa dashje, kur përgjithëson, nuk munt të shkëputet nga vetja…Ajo thotë“….Nënës i mungon jeta, Bijës fryma e saj…”Ajo fillon përshkrime të padëgjuara të kohezionit të çeliktë, Nenë&Bijë!Në qëndisje e fjalëve për të treguar dashurinë e madhe mëmësore, autorja përdor ndjeshmërinë më të lartë të shqisave, ajo riprodhon bukurinë e parë të ngjizjes së kësaj mrekullie njerëzore, Bijës! Si e pathenë nga askush më parë ajo tregon, se emrin e dashur, Nënë, ja jep asaj vetë Bija,që frymon ne këtë botë, si mrekulli e jetës! Me penën e saj ,si psikologe e piktore, ajo shpërfaq paranesh enigmën njerëzore, që ekziston e fuqishme por jo e shprehur dhe e dukshme…Ah, fjalë te shkreta…,që mungojnë të shprehen nga çdo nënë e nga çdo bijë! Sa i vërtetë ky konstatim! Ritmi i bukur e I ëmbël izërit të Nënës, sytë e saj rrëzëllitës,…fryma e saj ndalet, për të dëgjuar frymëmarrjen e bijls së saj! Fëmija e saj është gjithë Bota, është vetë kuptimi i jetës…
Përshkrimi i marrëdhënies, Nënë& Bijë, bëhet në gjithë rrugën e zhvillimeve të jetës! Autorja thekson edhe brishtësinë, edhe delikatesën, por edhe forcën e kësaj lidhje themelore njerëzore, që përcjellë brezat, njëra pas tjetrit, me misionin hyjnor të përtëritjes së jetës! Ajo zbulon edhe marrëdhënien e vështirë të Bijës ne adoleshencë, ku jeta kalon në prova të çuditshme dhe shume të veçanta e origjinale. Ajo ndalet tek frika e nënës, se çfarë rrugë merr e bija, gjithashtu tek sjellja e vajzës, e cila shpesh herë edhe çorientohet dhe shfaq kokëfortësi dhe ego, që jo gjithmonë e nxjerr aty ku duhet…Shkrimtarja me përvojë, që ka sjellë sa e sa situata dramatike, me histori të marrëdhënieve familjare, në konditat e një mentaliteti të veçantë zakonor, që përplaset me botën modernë, nëkëtë libër e thotë qartë, se të dyja ikonat e familjes e te shoqërisë, Nëna e Bija, nuk duhen gjykuar nga pozitat e te përsosurës, apo të pagabueshmes! Po Bija duhet ta dijë se Nena e saj është supi mbështetëse portë e hapur e përjetshme.!!! Kur Miradijes i vjen mendimi më i bukur, ajo ulet në fronin e poezisë dhe shprehet aq bukur me vargje…Faqe 7 ose faqe 14 Bija shkon tek hapësira e madhe …tek Deti Nënë.
Nëna, është kështjella e fëmijës së saj! Ajo të do njësoj edhe kur hesht, edhe kur e ngre zërin, edhe përtej largimit të saj në Qiell. Ajo do që Bija e saj të mos vetë mashtrohet! Ajo do që gratë e vajzat shqiptare të ruajnë bukur ekuilibrin edhe në kruazjerat e jetës moderne! Bijat lumturinë duhet ta krijojnë vetë, me shpirt të hapur progresist! Me librin e saj, shkrimtarja dhe poetja bën thirrje se Ëndrrat e parealizimet e gruas shqiptare në të kaluarën, janë pjesë e së ardhmes sonë femërore. Miradie Maliqi, mbetet deri në fund një besimtare e madhe se lidhja Nënë&Bijë, mbështetur në dashurinë erespektin për njëra tjetrën e çdo figurë familjare tjetër e afërt, babë, motër, vëlla, gjyshe e gjysh, është bukuria e kësaj jete, që shfaqet e madhërishme si magji hyjnore!
Angjelina Xhara, kritike arti e kineste.10 gusht 2021