Afrim Nevzadi: Natyra – motivi im i përjetshëm i fotografisë

zug
Zug

Natyra, ky fascinacion që na rrethon të gjithëve dhe ideja që të konservohet në fotografi ishte dëshirë e përjetshme e imja, madje motivi im i përjetshëm është fusha, lumenjtë, liqenet, ujëvarat dhe çdo gjë tjetër dhurata që na e ka sjell dhe na e sjell e bukura natyrë.

Urnerboden Uri
Urnerboden Uri

Afrim Nevzadi, fotograf profesionist, lindur në fshatin Vaksincë, rrethi i Kumanovës, më 25. 10. 1968. Ka mbaruar një specializim dy vjeçar për fotografi, në Cyrih, drejtimi peizazhi natyror. Tani njihet dhe është kualifikuar si fotograf profesionist. Fotografitë e tij, tash e sa vite për shkak të cilësisë së lartë profesionale, në konkurrime të shpeshta në qytetin e Cyrihut, zënë vendet e para. Si rrallë ndokush në Zvicër, Afrimi viziton ambiente të rralla natyrore, që paraqesin perle të veçanta për syrin e çdo vizitori. Jeton dhe vepron prej shumë viteve në Cyrih të Zvicrës.

Çfarë thotë për ju fotografia, cilat janë imazhet që shfaqen përmes saj?

Fotografia për mua flet gjithçka, sepse aty shfaqet çdo gjë që na rrethon, përmes fotografisë edhe bota e vdekur ngjallet, sepse ngjyrat (hijezimi, kombinimi dhe përzierja e tyre) i jep shpirt asaj, dhe na jep një art i vërtet. Me një fjalë në fotografi e “konservojmë” kohën dhe momentin. Koha jeton përgjithmonë në fotografi.

Glarus Alps
Glarus Alps

A përjeton të njejtën ndjesi sa herë që fotografon, apo varësisht asaj që të del para?

Çdo imazh që ballafaqohesh të jep ndjesinë e vet, pra një ndjesi ndryshe nga tjetra. Madje është pak sa interesante kjo gjë, sepse shpesh herë ndodh që brenda një foto të paraqiten dy ndjesi. Dhe këtë mund ta shihni në fotografit e mira.

A mban mend cila është njeriu i parë që të ka shtyrë që sot të bësh një punë të tillë?

Po, motivi apo inspirimi im më i madh për mua drejt kësaj rruge ka qenë babai im (tanimë i ndjerë). Ai që në atë kohë ka pëlqyer fotografinë, e konkretisht atë bardh e zi. Pra ka qenë një adhurues i madh i kësaj sfere.

Glarus
Glarus

Fotografia është një formë arti, sa përkrahet nga nivelet kulturore në Zvicër?

Fotografia si formë arti është mjaft e përkrahur në Zvicër.

Fotografët gëzojnë privilegje të ndryshme, duke u nisur nga marrja e çmimeve e deri tek bonuset tjera.

Po njerëzit e rrethit tuaj, çfarë thonë, cili është personi që pa një pa dy ia tregon foton të parit ose pares?

Fatmirësisht kam një rreth me njerëz të mrekullueshëm, me të cilët e ndaj kënaqësinë e punës sime e që aspak nuk hezitojnë në dhënien e pëlqimit apo “kritikës” mbi punën time. Nuk kam një person të vetëm, kam një grup me persona të veçantë.

Dhe falënderoj Zotin për këtë gjë.

Glarus
Glarus

Mali, bjeshka apo lumenj, liqene?

Që të gjitha pa përjashtim, nuk mund t`i veçoj. Natyra.

Për fotografinë ndahen çmime të ndryshme, a ke marr pjesë në ndonjë konkurs të tillë?

Kam marrë pjesë, por kam marrë në mënyrë indirekte, pra nuk kam konkurruar unë drejtpërdrejtë (sepse siç kam cekur edhe më herët, fotografimin e bëjë për hobi, sepse e kam pasion të thellë), por kam publikuar në platformën Instagram dhe nga aty më kanë kontaktuar se a mund ta marrin për konkurrim, ua kam lejuar patjetër, sepse është kënaqësi, nder dhe privilegj për mua kur puna ime pëlqehet nga njerëz të profileve të ndryshme, dhe nga aty jam informuar se kam marrë vende dhe çmime të ndryshme.

Vetëm në Cyrih kam marrë gjashtë herë vendin e parë, të dytin-tretin nuk e di as vet sa herë.

Falëm nderit gjithë atyre

Penda e Glazhnjes Likovë
Penda e Glazhnjes Likovë
Likovë
Likovë

Ka shumë të rinj të pasionuar pas fotografimit, sugjerimet nga profesionist të fushës janë të domosdoshme, me çfarë u drejtoheni ju atyre?

Unë iu them ndiqeni sepse ia vlen, por kuptohet nëse keni energji dhe vullnet. Sepse fotografia nuk është profesion i lehtë siç mendohet shpeshherë nga disa, dhe shpeshherë ekonomikisht i papërballueshëm.

A të ka ndodhë ndonjëherë që ke bërë një grumbull fotosh, dhe i ke fshirë të gjitha, apo e pranon fotografinë ashtu siç përfshihet?

Po, ka ndodhur, dhe vazhdon të ndodh, madje jo vetëm tek unë, por tek secili fotograf kjo gjë është e pranishme. Kjo nuk nënkupton se janë bërë foto jo të mira, por thjesht motivi i cili është dashur të kapet ka ikur, kjo zakonisht ndodh në lindjen apo perëndimit e diellit, që në diferenc është sekonda e madhe. Fatkeqësisht!

Stoos Schwyz
Stoos Schwyz
Schwyz Apls
Schwyz Apls

Për fotografinë pasioni është mbi të gjitha dhe dashuria për të, çka tjetër i ngjitet kësaj?

Padyshim, ENERGJIA dhe VULLNETI!

A kanë të drejtë njerëzit të gjykojnë mbi fotografinë?

Të gjykojnë mbi fotografin e tjetrit… mendoj JO. Sepse siç cekëm më herët secila foto ka motivin e vet që dallon nga tjetra, kurse të këshillojnë apo kritikojnë mundet, pse jo!

Secila mendje ilustron ndryshe dhe kjo nuk është e keqe aspak.

A ke ndonjë foto të pa zbuluar që e do por e mban vetëm për vete? Nëse po, mendoj dhe kërkoj butësisht që ta ndash ekskluzivisht për Prointegra.ch dhe lexuesit tanë, do të jemi falenderues!

PO! Me kënaqësinë më të madhe. (Furkapass Kanton Valis)

Furkapass Valis
Furkapass Valis

Cilat janë motivet tuaja të preferuara në qytet? Pse ju pëlqen veçanërisht moti i keq?

Mua si fotograf motiv më jep çdo gjë e bukur, madje edhe kur nuk ka diçka të tillë ne si artist e kemi për detyrë ta bëjmë atë (motivin), ta shpikim pra. Në qytet motiv i mrekullueshëm për mua janë ndërtesat e larta dhe antike, pra antikiteti më tërheq kudo që shkoj, rrugët e sidomos me shi dhe borë, e konkretisht gjatë natës dhe lindjes-perëndimit të diellit, sepse qyteti merr pamje tjetër, disi sikur në përrallat e magjishme. Si motive të preferuara i kam Oberdorf dhe Niederdorf, si dhe zona mes Stadhaus dhe Storchen. Por pos kësaj natyra për mua ka qenë fascionuese dhe tërheqëse, kurrë nuk jam ngopur së vështruari. Edhe ideja që ky fascinacion të konservohet në fotografi ishte dëshirë e përjetshme e imja, madje motivet më të mëdha të mija janë edhe malet, fushat, lumenjtë, liqenet, ujëvarat dhe çdo gjë tjetër dhurata që na e ka sjellur dhe na e sjell e bukura natyrë.

Kur keni filluar të bëni foto këtyre vendeve?

Këtyre vendeve kam filluar t`i bëj foto që kur kam filluar të merrem me fotografim, e kam vërejtur se janë motivi dhe pikësynimi im i preferuar, ku pos që fotografisë i japin jetë, ato njashtu më gjallërojnë dhe mua. Kurse nëse e veçojmë qytetin, atëherë Cyrihu ishte preferenca ime e parë.

Linden
Linden
Neuheim - Zug
Neuheim – Zug
Zug
Zug
Zug
Zug

Çfarë mendoni për platformat sociale të fotografisë si Instagram, Flicker?

Mendoj se çdo platformë online është e nevojshme të shfrytëzohet, brenda kornizave kulturore por të mos teprohet. Mua më duhet ta pranoj, se nuk jam shfrytëzues i hershëm i instagramit, pra jam i kyçur që në vitin 2019. Sigurisht që është një mënyrë e mirë për të publikuar fotot e mia atje. Por, si shumica e gjërave, ajo ka të metat e saj. Të tilla si mashtrimi me numrat e ndjekësve, të huajt më kontaktojnë me shpresën se do t’i ndjek përsëri. Kur nuk e bëj, ata shpejt zhduken nga lista e ndjekësve të mi. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj këtë gjë, aq sa komike edhe “tragjike”.

Nuk ju intereson sa ndjekës keni?

Të them se nuk më intereson kam frikë mos po tingëllon jo e hijshme, por që më bënë përshtypje të thellë jo! Por në anën tjetër unë i falënderoj të gjithë atyre që kanë ndarë mendjen që të më kenë në miqësinë e tyre, dhe kohën që ndajnë për mua (shikimin dhe vlerësimin e fotove/videove e mia), pra iu jam mirënjohës përjetësisht.

Frontalpstock Stoos - Schwyz
Frontalpstock Stoos – Schwyz

A përdorni ndonjë platformë tjetër përpara Instagramit?

Po, facebook, tik-tok, linkedln, twitter, normalisht edhe platformat tjera më të ngushta (private): viber dhe whatsapp. Por instragramin më tepër sepse aty kam ndjekësit e mi të rregullt që presin me padurim publikimin e fotografive të mija.

A e keni gjetur veten në ndonjë situatë  të ndërlikuar dhe të rrezikuar?

Nëse mendoni si Afrim, pra personalisht si çdo njeri PO, sepse ndërlikimet na qepen çdoherë si qenie njerëzore, sepse vet jeta e njeriu nuk është kopsht me lule, kemi baticat e tona jetësore.

Por edhe si artist po, konkretisht në kantonin e Tesinës, në një ujëvarë që më është dashur të zbres diku 50m poshtë, nëpër disa shkëmbinj të thepisur e plotë akull, vetëm e vetëm për të arritur deri tek motivi i dëshiruar. Në atë moment nuk e mendoja dhe nuk e ndjeva rrezikimin nga pasioni i tepërt që kisha dhe kam ende, por pasi e kapa ajkën e fotos, e kuptova se kisha qenë në një rrezikim të madh.

Nëse ndalem dhe mendoj besoj se do të dalin edhe shumë raste tjera, por një nga më të trishtat çdoherë më bie në mend kjo.

Steckborn - Thurgau
Steckborn – Thurgau

Sa shumë redaktime bëni në fotot tuaja dhe cilin softuer përdorni?

Ta them të drejtën nuk bëj shumë redaktime dhe editme në foto, sepse nuk dua të ia prish apo humb origjinalitetin fotografisë, por nuk përjashtohem tërësisht nga kjo, sepse ka raste ku normalisht duhet fotoja të ketë ndërhyrje, dhe si të tillë përdori Adobe Lightroom dhe Luminar 4.

A bëni edhe video?

Po, edhe videon e kam pjesë të përditshme të punës time. Madje shpesh pamjen që nuk mund ta kap tërësisht në foto, ma mundëson video inçizimi.

Lauterbrunnen
Lauterbrunnen
Zürich
Zürich

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet e mia për të janë të shumëllojshme, por sa i përket pjesës artistike uroj që edhe më shumë t`i përkushtohem profesionit tim si fotograf, sepse për një artist asnjëherë nuk “MJAFTË”. Gjithherë ka risi, diçka që duhet ta ndjekësh me doemos, sepse ndryshe ti mund të jesh një fotograf, por jo asnjëherë një artist i vërtet.

Mendoj të më dëgjoj shëndeti si plan parimorë, e pastaj edhe puna padyshim do të lulëzoj edhe më tepër.

Një fjalë për ata që do lexojnë këtë intervistë, një motiv dhe shtysë që të mos i lënë ëndërrat prapa?

Mos njihni dorëzimin asnjëherë, pavarësisht situatave që ua sjell koha, me ose pa vullnetin tuaj. Dhe mos u gjunjëzoni para asnjë njeriu apo ngjarje, sepse arti, letërsia dhe kultura nuk njohin moshë, racë dhe etnitet. Bëje, pa mos u ndalur asnjëherë të vetme… (prointegra.ch / LE)
(Të gjitha fotografitë janë pronë e Afrim Nevzadit, për përdorim të mëtutjeshëm ju lutemi kontaktojeni fotografin personalisht afrim.nevzadi@gmail.com ose INSTAGRAM