A është e dështuar ide për formimin e Tribunalit të luftës në Kosovë?

Idea për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve serbe në luftën në Kosovë, po del të jetë e dështuar qysh në fillim. Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë bërë të ditur se qysh në nisje të saj si ide, është e dështuar. Sipas tyre një tribunal i tillë nuk mund të formohet asnjëherë, sepse për të bërë një gjë të tillë, në OKB na nevojiten votat e Rusisë dhe Kinës. Kjo sepse një tribunal i tillë formohet nga rezoluta e Kombeve të Bashkuara, kur për tu miratuar nevojitet vota e Rusisë dhe Kinës,  ndërsa një arsye tjetër sipas tyre është edhe fakti se Kosova tashmë ka humbur respektin në sytë e ndërkombëtarëve, për shkakë të dështime të njëpasnjëshme të bëra së fundi, përfshirë edhe mos marrjen e vizave, për të cilën gjë aq shumë u premtua.

Në anën tjetër, shumë familjarë të viktimave të luftës në Kosovë, kërkojnë drejtësi, një drejtësi që nuk e gjetën tash e 20 vite pas. Madje nga disa analistë, vuajtja e familjarëve për drejtësi është cilësuar si keqpërdorim për përfitime politike. Ata nuk duhet të mashtrohen së besuari në një gjykatë e cila vështirë se do të formohet. Sipas tyre është më e udhës që Qeveria e Kosovës të ndaj një fond vjetor për përforcimin e prokurorisë dhe punës së tyre efikase, në mënyrë që të mbiledhen fakte për ti quar përpara këto rastë. Bota tashmë e dinë që në Kosovë pati krim e gjenocid, madje pati edhe intervenim të fuqive botërore me anë të bombardimeve për të parandaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj popullit shqiptarë.

Një tjetër shqetësim ka qenë edhe fakti që një tribunal i luftës po kërkohet të formohet 20 vjet pasi ka ndodhur krimi dhe pikërisht në një kohë kur po pritet zbutje e marrëdhënieve Kosovë Serbi. Sipas tyre, kjo do të jetë edhe një arsye shtesë që nuk do të marrë përkrahje në instanca ndërkombëtare.