O Populli im i mirë!
Duarkryq presim,
kokën lart mbajmë
por pak punojmë.
Ndjekim turmën,
me sy mbyllur,
pa mendim.
Harrojmë vlerat,
lëmë pas dijen
humbim drejtimin.
Prandaj, liria e plotë
mbetet larg…
Të shtrirë duar e këmbë kryq po rrimë
O populli im i mirë! (xhh)



















