AMANET
Kur të mos jem më në jetë,
nën lis dua të prehem i qetë;
me dhe të Dardanisë më mbuloni,
me flamur kuqezi më nderoni.
As fjalë të huaj, as zë i kotë —
veç shqip të më përcillni në atë botë;
se amaneti im mbetet një:
shqiptar në jetë, shqiptar përjetë. (xhh)


















