Me një jetë e tri luftëra
(Fahredin Hoxhës – Dinit)
N’ato male t’Koshares së ngrirë,
ku jehonte pushka për liri,
doli trimi nga Sllatina jonë,
me besë, me zemër, me trimëri.
Fahredin Hoxha – Dini trim,
me një jetë e tri luftëra në gji,
për atdheun s’u ndal kurrë,
veç për tokë e për liri.
Aty ranë shokët si vetëtima,
për të mos vdekur kurrë në jetë,
Agimi – Katana me Salihun,
lanë lavdi në çdo përpjetë.
Te rrasat e gurit në Koshare,
ku kufiri u bë hi e pluhur,
me gjak trimi u shkrua historia,
për flamurin kuq e zi të bukur.
Shokët ranë, por s’u dorëzuan,
emrat e tyre rrojnë ndër ne,
Njaziu, Florini, Safeti,
Françesko – dëshmorë për atdhe.
Ti, o Din, u plagose rëndë,
por s’u theve, qëndrove si shkëmb,
në Tiranë të çuan për shërim,
por zemra jote mbeti në vend.
Si vullkan i heshtur që digjet brenda,
si një yll që ndriçon në errësirë,
luftove pa fjalë, me shpirt e me gjak,
për Kosovën, për dritë e për liri.
Xh.H.


















