KOSOVË
Kosovë heroike ma gëzofsh Pavarësinë!
Urime sot e çdo mot, dhe çdo here shtetësinë
AROMË KOSOVE, ÇLIRIMI E LIRIE
(Liria jonë, ka aromën e gjakut)
Liria jonë ka aromë UÇK-je, lirie e trimërie
Por një kosisht e veçanërisht, aromë Shqiptarie
E veçanta e kësaj është, sepse, ka aromën Amerikane
Aromën e një superfuqie botërore.
Ajo ka edhe përkushtimin e NATO-s, t‘ Evropës
Liria jonë ka, dhe do të ketë emër gjithmonë
Ajo do ta ketë, aromën e luftës për liri
Ka aromën e gjakut tonë të derdhur
Aromën e luftëtarëve të lirisë dhe Pavarësisë!
Liria jonë, ka aromën e të zhdukurve tanë
Aromën e popullit të përndjekur
Në mënyrën-formën biblike, titanike e tiranike
Në milenium të fund shekullit njëzetë
Dhe të fillim shekullit njëzet e një
Ajo ka emrin e të burgosurve të kësaj lirie
Ka emrin e të dhunuarave, të luftës tonë heroike
Të Nënave, motrave, grave e vajzave tona
Ka aromën e të vrarëve të plagosurve
të masakrave, të pa gjeturve dhe të zhdukurve tanë
Liria jonë, ka aromën e gjakut e t‘ popullit tonë
Prandaj, të kemi kujtesë të veçantë, të shenjtë e të shtrenjtë
Duhet ruajtur këtë aromë çlirimi e lirie!
Amerikë, një gjë po mirë po e di; pa ty s’do të kishim:
As liri, as çlirim dhe as Pavarësi!


















