Gëzuar festa flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë!

Festa nacionale kremtohetj dhe kremtohet në çdo vend ku jetojnë shqiptarët, në shenjë respekti dhe kujtimi për legjendarin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kur më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti falamurin shqiptar të Pavarësisë të Shqipërisë në kalanë e Krujës.

Kurse, 469 vite më vonë, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali, ringriti falamurin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë.

Tek, në vitin 2008, Kosova Shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës, nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (pra 565 vite pas ngritjes së flamurit në Krujë nga Skënderbeu dhe, 96 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga Imail Qemali), si rezultat i luftërave çlirimtare të vazhdueshme, në vaçanti e luftës çlirimitare të së shenjëtes UÇK-së, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, ditëlindja e të cilit është pikërisht 28 nëntori.

Pra, tani kemi, Dy Republika Shqiptare në Evropë!)

Isa H. Dërmaku, kushtuar 28 Nëntor 2025

Shumë të dashur bashkëvuajtës të mi dhe bashkëluftëtarë të përpjekjeve mbinjerëzore për çlirim, pra për Liri Nacionale, për identitetin e shenjtë të shqiptarëve për Ditën Flamurit me Shqiponjën dykrenare dhe Pvarësinë e Shqipërisë!

Miqë, shokë, veçanarisht fëmijë dhe rininë shqiptare përgjithësisht, si dhe të gjithë ju që e ndjeni veten krenar me qenien shqiptare!

Në këtë ditë të shenjtë, ku e kur po valëvitet me shumë krenari Flamuri ynë Kombëtar, shenja më sublime e mundshme të identitetit dhe sakrificës sonë shekullore, ju drejtohem me urimet më të përzemërta të mundshme si dhe me zemrën plot mirënjohje, falenderim dhe respekt me krenari për gjithçka që keni përjetuar, dhënë dhe sakrifikuar për lirinë kombit shqiptar. 

Të gjithë Ju, që përballuat qelitë e errëta të burgjeve serbe, ato të cilat ishin më të tmerrshme se vetë Alkatrazi; ju që përjetuat torturat më çnjerëzore nga barbaria naciste serbe; ju që humbët më të dashurit tuaj dhe dhatë më shtrejten tuaj, dhatë jetën për të mbrojtur të drejtën për më të shenjtën për çlirimin dhe për lirinë e kombit dhe atdheut tonë.

Në mendjen dhe zemrën time, emrat e gjithë atyre që ranë në fushën e nderit për liri, shkëlqyen me flakën e pashuar të lirisë dhe po vazhdoni të shkëlqeni si yje të ndritshëm që natën e bëret ditë, ju që sollet lirinë madhështore!

Heroizmi Juaj, ishte dhe ka mbetur duke na kujtuar secilin dhe të gjithë se, liria nuk është dhuratë që ka pikur nga qielli, por një Fitore shumë më shumë se vetëm Madhështore e arritur me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri të palëkundur. 

Me këtë urim, përkulem para kujtimit të Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës, dhe të gjithë atyre heronjëve e heroinave që idealin e lirisë e vulosën me gjakun e tyre të pastër. 

Kujtoj me nderim të thellë bashkëluftëtarët e mi, Adem Demaçin, Metush Krasniqin, simbolet e rezistencës së pathyeshme, legjendar të vërtetë, me të cilët kam pasur fatin të njihem e veprojm nga afër, si dhe shokun tim të ilegales, kur dhe bashkvepronin për çlrim dhe liri kundër okupatori serb, në kuadësr të Organizates Çlririmtare Albanikos, Emin Krasniqin, aktivitete këto kur vendosmërisht sfiduanim dhe e luftonim robërinë që vindte nga pushtuesit mizorë, pra nga Serbia gjenocibërëse.

Kështu, duke sakrifikuar vazhdimisht përpiqeshmi qëndronim përballë armikut, që së pari ta vrisnim frikën por edhe të mbillnim shpresë e guxim, sepse edhe për kombin shqiptar bashkimi i natyrshëm, pra drita e Lirisë po ofron, po ofron për brezat e sotëm dhe për brezat e ardhshëm. 

Ne sot, përulemi gjithashtu përpara legjendarit Adem Jashari, dhe Familjes së ti epike, komandatin madhështor dhe të papërsëristshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aktin e tij më sublimin e mundshëm dhe krejtësisht heroik na mësoi se:

Liria është mbi gjithçka,

dhe se ajo fitohet vetëm me vendosmëri të plotë, përkushtim dhe sakrificë sublime. 
Ditë kjo, që përkon edhe me datëlindjen e Tij, është një kujtesë për të gjithë ne se, liria është rrënjosur në gjakun e heronjve tanë dhe në zemrat e atyre që kurrë nuk u dorëzuan përballë armikut. 

Një urim i veçantë për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen sot në botë, që identifikohen me Flamurin e Shenjtë Kombëtar, pra simbolin e bashkimit tonë shpirtëror, krenarisë dhe aspiratave tona për të ardhmen që Shqipërinë të e bëjmë ashtu si e ka falur Zoti, Shqipëri të Natyrshme. 

Në këtë ditë madhështore, kur tani më kemi Dy Republika Shqiptare, falënderojmë me gjithë zemër edhe miqtë tanë të përjetshëm, botën demokratike dhe veçanërisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me ndihmën e tyre historike, vulosën rrugën drejt çlirimit tonë kombëtar. 

Falenderim të përhershëm për Presidentiin epik, Bill Clinton, dhe gjithë ata që na qëndruan pranë në momentet më të errëta, ata dhe ato mbeten dëshmi e gjallë se drejtësia triumfon kur përqafon të drejtën dhe dinjitetin njerëzor. 

Falenderimi shkon edhe për prisit e UÇK-së, që sot përballen padrejtësisht në Gjykaten e Hagës, me të vetmin faj se: Kanë luftuar kundër robërisë gjenocidbërëse të Serbisë, për Liri të popullit, pra për të jetësuar praktikisht të shenjtën shqiptare, Republikën e Kosovës. Në fakt, secila ditë që luftëtarët për çlirim dhe Liri po mbahen në burg, është jo vetëm mëkat, por edhe padrejtësi më shumë se brutale, pra është gabim i pariparueshëm për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vend që aty, në Hagë, të gjenden ata që bëren gjenocid pas gjenocidi kundër kombit shqiptar, pra në Hagë duhet të jenë Vuçiçi, Daçiçi dhe të gjithë kreu vrastar i shtetit racist serb, që ka qenë dhe është akoma Serbia vrastare, gjenocidbërëse, gjenocide të lloit më sistematik të mundshëm, pra gjenocid hollokaustjan, kur Serbia dogji shqiptarët të gjallë e të vdekur, me synim përfundimtar që qenia shqiptare të bëhet shkrum e hi.

Falenderimi shkon edhe për shpirtrat e të Shenjtës shqiptare Nëna Terezë, si dhe mikut tim të shqur presidentit historik, Dr. Rugovës, që aq shumë e deshtën Lirinë e Kombit dhe Atdheut.

Të dashur bashkëkombës, le ta festojmë këtë Ditë të Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, si një ditë krenarie, ditë uniteti dhe reflektimi për sakrificat që u bënë dhe përgjegjësinë që kemi për të ruajtur dhe forcuar atë Liri që u arrit me aq mund e gjak. 

Liri, që i ka rrënjet thellë në gjakun e heronjëve nacional të të gjitha kohërave.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre që luftuan për çlirimin dhe lirinë tonë nacionale! 

Gëzuar 28 Nëntorin!

Gëzuar këtë Ditë të Flamurit dhe Ditë të Pavarësinë e Shqipërisë, Pavarësinë e Republikës së Kosovës, festa këto të Kombit Shqiptar! 

E përjetshme qoftë Liria Shqipatare!

Me shumë respekt dhe përulësi, Isa H. Dërmaku, një nga bashkëvuajtës dhe bashkëluftëtar i juaji për çlirim dhe Liri Nacionale.