Në Zvicër u promovua libri Prof.Dr. Sali Krasniqit mbi krimet serbe ndaj pacientëve dhe personelit shëndetësorë në Kosovë

 

Pjesëmarrja e bashkatdhetarëve tanë nga Gjermania, Austria e Italia  i shtoni rëndësinë dhe jehonën këtij eventi libri të Prof.Dr. Sali Krasniqit mbi krimet serbe ndaj pacientëve dhe personelit shëndetësorë te Kosovës ne periudhën 19998/99. Libri prek dhe përfshinë epokën ma mizore përmes së cilës kanë kaluar shqiptarët nën tutelën serbo-sllave te shekullit te kaluar.

Teksti e fotot: Ismet Salihu

Libri i Dr.Krasniqit «Krimet serbe ne QKUK» gjate luftës se fundit, që u promovua në ditë më parë lokalet e Shoqatës “Sharri” Waldkirch, të kantonit të St.Gallen në Zvicër,  na sjelle pamje fotografike e fakto-grafike te shkruara, e që janë nxjerre nga librat hyrëse te spitalit, ku na kthejnë mbrapa për te kujtuar një luftë që ishte pjesë e një gjenocidi te forcave serbe kundër një populli te pambrojtur, e duarthatë, por asnjëherë te gjunjëzuar!

Prof. Dr. Salih Krasniqi, në këtë studim gjithëpërfshirës, shkencërisht të argumentuar, me dëshmi autentike, fotografi e te dhëna te verifikuare ,dhe të pa kontestueshme në mënyre bindëse paraqet argumente për tmerrin dhe kalvarin e mjekëve, policëve, ushtarëve, paramilitarëve serb të bërë mbi pacientët shqiptarë. Autori i këtij studimi paraqet tmerrin, llahtarinë , egërsinë fashisoide te regjimit serb të bazuar në filozofinë patologjike ekspansioniste e hegjemoniste për tokë të huaja ne krijimin e Serbisë së Madhe. Forcat e armatosura serbe, mjekët dhe infermierët serbë me brutalitet të paparë kane shkelur të gjitha ligjet ndërkombëtare që lihen me veprimet dhe sjelljet e punëtorëve humanitarë me rastin e sjellëve anomale ndaj pacientëve , të ushtarëve të zënë robër të plagosur, të fëmijëve, femrave, të moshuarve si dhe të civilëve shqiptare , vetëm e vetëm se i takonin një etniteti tjetër qe quhen shqiptar!

Andaj ishin krismat e pushkëve te lirisë të prira nga UÇK-ja ,nga bijat dhe bijtë tanë ku dhe Dr.Sali Krasniqi mori pjesë aktive në mjekimin e ushtarëve te lirisë ne te tri luftërat e fundit UÇK,UÇPMB, dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare ne Iliridë, si dhe aleatët tanë ne krye me ShBA-ne dhe te tjerët qe e ndalën ne gjysmë një Holokaust te dytë ne Evropë! Ky event nuk do te mbahej pa ndihmën e Shoqatës Sharri si nikoqirë, Ansamblit Drita nga Kreuzilingeni ne krye me Haradin Gashin, z.Muharrem Blakaj shkrimtar, si dhe punës aktive e te palodhur te anëtarëve dhe Aktivistëve te Partisë GUXO dega ne Zvicër!

Pasi qe ishte hera e pare qe e takoja Dr.Krasniqin, ku isha i privilegjuar qe ta prese ne Aeroportin e Bazelit duke e shoqëruar deri ne Shoqata Sharri Switzerland, ku nga kureshtja i beja pyetje te njëpasnjëshme ,pasi qe isha kureshtar te dije se si ky njeri edhe pse me shëndet jo aq te mirë, ia doli ne botimin e këtij libri, i cili ka një vlerë te pakrahasueshme mbi ato qe përjetoi populli ynë. Unë me fillim qe nga viti 2018 pata trokite ne dyert e ish Kryeministrit Haradinaj ,por edhe pasardhësve te tij ne ekzekutivë, por qe mjerisht nuk kam hasë në mirëkuptim vazhdoi Dr . Krasniqi ! Po te mos ishte z. Ramiz Tafilaj veprimtar dhe biznesmen nga SHBA-te ky libër nuk do e shihte dritën, apo ma mirë te themi me dhjetëra e qindra mjekë, infermierë e punëtorë shëndetësorë qe u sakrifikuan për këtë vend e këtë popull do mbeteshin nën hijen e harresës, si dhe qindra e mijëra pacientë ,ne mesin e tyre edhe veprimtarë, aktivistë e ushtarë te UÇK-se !

Vërtet për disa minuta vozitja makinën dhe isha përqendrua thellë diku tjetër, edhe pse Doktori vazhdonte bisedën …… unë pa dashje u ktheva mbrapa pikërisht ne vitin 1996 ,ku Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) kishte hape një Projekt ne kuadër te Insel Spitalit ne Berna mbi trajtimin e viktimave : ,,Ambulator për tortura dhe viktimat e luftës” Ishte vërtet një përvojë e mirë personale qe unë si punëtor social te jem pjese e e ditëve te para te atij projekti të rëndësishëm për shëndetin dhe rehabilitimin e viktimave te dhunës. Po ne atë Projekt kam përcjellë me dhjetëra shqiptarë qe kishin kaluar neper kazamatet e regjimit Jugosllavë. Projekti ne fillim ishte vetëm si pilot projekt ,ku sot vepron si institucion i veçantë përveç në Berna , edhe ne kuadër te Klinikës Universitare te Cyrihut . A ‘thua pse Republika jonë nuk ka bere fare ne këtë drejtim ne trajtimin e viktimave dhe torturës se luftës ?! …..dhe prapë u ktheva djathtas nga Dr. Krasniqi : o me fal Profesor se për disa momente nuk isha këtu!

Prapë mendoja dhe tundja kokën time duke menduar se si ky Doktor pati fuqinë e guximin ti rreket një teme te tillë, qe vërtet duhej ndihmuar e përkrahur nga institucionet e vendit tonë! Ne fund falënderoj nga zemra Dr Sali Krasniqin për kete punë vuliminoze qe nga ky libër mund te mbrohen edhe tituj shkencorë, dukë zbardhë ne vazhdimësi krimet shekullore te Serbisë fashiste mbi një popull liridashës e paqedashës sikur jemi ne shqiptarët te shkapërderdhur neper te katër anët e globit!

Faleminderit Dr Krasniqi, Faleminderit te pranishëm, zonja dhe zotërinj qe keni marre mundin, të paktën për disa qaste te ndërlidheni me te kaluarën tonë te dhimbshme , por edhe krenare! Mbi te kaluarën duhet dritë sepse përndryshe mbetet nën errësirën e kohës.