Metush Krasniqi Hero Nacional

(Për rastin e ringritjes në të Përmendores së Heroit Nacional, Metush Krasniqi.

Lapidar që është ngritur që herët në zemrat, shpirtërat dhe mendjet e secilit dhe të gjithëve që kanë sakrifikuar për çlirim dhe Liri.

Natyrisht, një falenderim i veçantë shkon edhe për Kryetarin e Dardanës (kamenicës), Z. Kadri Rahimaj, i cili me aq zell e përkushtim prej njeriu, po nderon me dinjitet dhe respekt të kaluarën tonë të lavdishme, pa të cilën nuk do ta kishim Lirinë që po e gëzojmë sot). 

Isa H. Dërmaku

Epopeja e Njeriut të Lirisë: Heroizmit, Dëshirat dhe Dedikimet për Çlirim dhe Bashkim të Kombit dhe Atdheut!
Edhe, i jashtëzakonshëm dhe Madhështor, Pasqyrë Diell i Veprave Praktike Legjendera dhe të Mesazheve Gjeniale që dolën nga thellësitë Mendjes Unikate dhe fuqisë së njeriut psvdekshmëm.

Kokë e Mençur dhe Guximshme në stade Nacionale, pra e Njeriut Absolutisht i Pashuar, për Kombin përgjithësisht dhe Kosovën e Çliruar veçanarisht, Heroizmit dhe Sakrificës së pashoqë që do kujtohen jetësisht në fakt, përjetësisht.

Po, sepse, Çlirimi është Dritë: Aty në Esnecë, Poema e Një Jete të Dedikuar për Liri të Kombit dhe Atdhut. Pra, për Lirinë dhe Nderin, Njeriu që Sfidoi Robërinë dhe u sakrifikua për Lirinë.

Metush Krasniqi, Njeriu i Mençurisë, Arsimit, Guximit dhe i Luftës Çlirimtare, pra Njeri i Sakrificës Legjendare, i Heroizmit dhe Dashurisë pa kushte për Liri të Kombit dhe Atdheut. Ne, po shkruajm, për njeriun e vërtetë, që përfaqësonte dhe përfaqëson të gjitha virtytet dhe cilësitë më të larta njerëzore, duke qenë një shembull i përsosur i qenies sa nacionale për aq njerëzore.

Ne, po shkruajm për Njeriun, pikërisht për atë që meritoi dhe meriton epitetin „stolia e qenies kombëtare,“ me një madhështi që kapërcen kufijtë e nacionales.

Ne, s’kemi asnjë mundësi të mos shkruajm për Njeriun, esenca e të cilit ishte arsyeja njerëzore, një orientim brilant dhe absolutisht i palëkundur as para bajonetës së armikut, as para plumbave e prangave të armikut, sepse Baca, ecte para Ballë Lartë, drejt drejtësisë dhe të vërtetës, të cilat donte pa «pardon» t’i jetëson praktikisht.

Është sa përgjegjësi aq obligim etikë, të shkruajm për Njeriun që kurrë nuk u largua nga drejtësia dhe e vërteta si bazament i gjitha veprimeve të Ti, të cilat i përqafoi fuqishëm ato në çdo çast të jetës, duke luftuar padrejtësitë pra robërinë deri në sakrificë sublime.

Njeriu. Pra, për Heroin që, edhe nën bajonetat dhe prangat e robërisë serbo-jugosllave, nuk rreshti kurrën e kurrës së vepruari për çlirim dhe liri dhe bashkim.

Bacë, Metsh Krasniqi, luftëtar i përmasave legjendare, Njeri që Diti, Guxoi dhe Veproi të vlerësonte drejtë dhe me kohë, vend e mend, të Vërtetën si Thesarin më të Çmuar dhe jetonte me besimin se liria e atdheut ishte e arritshme dhe, duhet raelizuar praktikisht se nuk bën ndryshe.

Njeriu Idol. Për ideal jete kishte Çlirimin e Kombit dhe Atdheut, duke besuar se liria ishte më e vlefshme se çdo pasuri e kësaj bote, bile më vlefshme se edhe vetë jeta vet, të cilën ja fali çlirimit pra, Lirisë.

Pa dilemë. Absolutisht, nuk ka asnjë mundësi të ishte ndryshe, për Njeriun me Karakter dhe Dinjitet të Pathyeshëm, i cili nuk e ndante kurrë arsyen nga ndjenjat dhe vlerat sa nacionale aq njerëzore.

Njeriu i përmaseve Epike, edhe për faktin që barazinë dhe lirinë i kishte Ideal të Shenjët dhe, shumë më të forta se vetë diamanti që ishin dhe kanë mbetur frymëzim i përhershëm për të gjithë ne që Lirinë e duam sa e si jetën.

Baca, ishte plotësisht i përgjegjëshëm dhe i ndërgjegjëshëm, pra Njerri që e Dinte se Jeta pa Liri ishte dhe është një errësirë totale, dhe për këtë, veproi gjithmonë me sinqeritet njeriu, prej humanisti brilant dhe mendje me shpirt të ndritur.

Baca, i kidnapuar, i arrestuar, i torturuar…, por kurrë i ligështuar, kurrë i dorëzuar para armikut amokist, pra Serbisë raciste. Gjitha këto vetëm për një Intencë, pra vetëm për të ndritur kombin, ndritje kjo, përmes fitorës së lirisë, për të cilën nuk rreshti së luftuari, duke përballuar çdo pengesë dhe armiqësi.

Po shkruajm për Bacë Metush Krasniqin, për Njeriun e Mrekullueshëm që pata fatin e madh të e njoh nga afër Heroin Legjendar, që Kombin dhe Flamurin i kishte shenjtërinë më të madhe të mundshme, duke i konsideruar ato si „zërin e Zotit“.

E mbaj ndërmen si sot, Njeriun Hero, pra Metush Krasniqin që thoshte: Ppopulli Ynë është i Pagabueshëm, po e don dhe vepron për Lirinë dhe Bashkimini,“ dhe luftonte me guxim për ta çliruar nga zgjedha e robërisë.

Bënte përpjekje mbinjerëzore për çlirimin dhe lirinë, sepse i konsideronte si Hymn të Jetës dhe si arritjen më të lartë të ekzistencës njerëzore. E drejtë e natyrshme.

Heroi Nacional, fuqishëm besonte se „të jetosh dhe të vdesësh për liri“ ishte kulmi i madhështisë dhe përjetësisë. Pikërisht, si besonte edhe vepronte.

Liria, këkonte çdo ditë të jetës t’i përkushtohet çlirimit, kjo për të mbrojtur idealin e fitores së lirisë, në fakt me veprimet heroike, Baca u bë frymëzim për të gjithë ata që urrenin robërinë dhe që kërkonin e vepronin për çlirim.

Hero i Cilësive Unikate, për faktet se, ishte Njeriu që Edukimin dhe Arsimimin e Popullit i konsideronte si rrugën më të sigurt drejt lirisë dhe progresit kombëtar.

Pra, për dituri dhe ndërgjegjësim deri në intencat jetike edhe për atë që luftonte kundër frikës dhe injorancës me armët e dijes dhe të vërtetës.

Për Heroin, Metush Krasniqi, e keqja më e madhe e mundshme ishte robëria të cilën e shihte, pra, robërinë, si vdekje kurse, Lirinë si vetë Jetën e Vërtetë.

Nga kjo bindje edhe përkushtimet jetike edhe kur vendosmërsht, thoshte: „Vdekja për liri është përjetësi,“ dhe që, në realitet e bëri të mundur që brezat të ndriçohen edhe nga lavdia e të rënëve për atdhe. Se pa gjakun e tyre, liria do të ishte vetëm një ëndërr e bukur.

Për njeriun që fuqishëm pohonte: „Lufta për liri është virtyti më i lartë i bujarisë dhe guximit njerëzor.“ Kësaj dhe jo vetëm i qëndroj besnik edhe atëherë kur torturuesit serb, ja prenin mishin me dana, bajonteta…

Idealet e TI, në fakt ishte UÇK-ja, që u lind më vonë, por domosdoshmërisht buronte nga veprat praktike çlirimitare të vet Heroit, Metush Krasniqi.

Burrërisht, Heroi, Metush Krasniqi, ju thonte xhelatëve serbë: Kot e keni, sepse edhe tani konsideroj lirinë si Ajrin e Jetës, pa të cilën nuk ka dinitet e as ekzistencë jete.

Ky heroizëm, nuk ishte vetëm thjesht fjalë, ishin veprime konkretet, sepse kishte bindjen racionale dhe besim shumë të madh e të fuqishëm se, kur popullin Shqiptar e shihte si një Forcë të Pandalshme, duke thënë me fuqinë e mendjes së ndritur se „populli që lufton për liri është më i madh se çdo perëndi.“

Kjartësia prej Njeriu që, me dituri, guxim dhe arsyeshëm, ja dilte mbarë të bashkonte zemrat dhe mendjet për të çliruar Kombin dhe Atdheun.

Asnëherë nuk gabonte Heroi që lirinë e konsideronte një Lule të Shenjtë, që lulëzon vetëm përmes sakrificës dhe përkushtimit të sinqertë deri në sakrificë.

Luftën e sotit për çlirim, e quante jetë për brezat në ardhje. Fakt ky, dhe për atë që shihte në çdo fëmijë simbolin e së ardhmes së lirë dhe e konsideronte, robërinë një padrejtësi ndaj brezave të rinj, prandaj, barrën e robërisë nuk guxojmë t’ua lëmë fëmijëve tanë.

Ne sot në luftë kundër okuptaorit, jo barrë për fëmijët tanë. Për te, pra për Njeriun që me vepra dhe fjalë frymëzonte: „Për lirinë e atdheut, jeta është një mision dhe një betim i përjetshëm.“

Misioni për heroin Metush Krasniqi, mbeti dritë për kombin dhe, vetë Heroi mbeti përjetësisht një legjendë e pavdekshme për të gjithë ata që luftojnë për drejtësi, liri dhe dinjitet njerëzor.

Veprat dhe fjalët e Bacës, pasurauan dhe pasurojnë dhe forçizuan më tej luftën çlirimtare, natyrisht duke ruajtur, forcuar frymën dhe thelbin e veprimeve konkrete, me synim Liria dhe Bashkimi, ashtu si na fali Zoti, pra deri aty “ku bukës i thonë bukë e ujit ujë”.

Bacë Metush Krasniqi, Njeri Kolosal, që besonte se guximi për të ëndërruar dhe natyrisht edhe për ndjekur praktikisht të drejtën për liri dhe për t’u përballur me padrejtësitë e robërisë ishte dhe është shenja më e lartë e një karakteri të fortë, karakteri i Heroit Legjendar.

Po kush tjetër, pra Njeriu që çdo plagë e trupit të tij e konsideronte një medalje të çmuar për luftën shenjët drejt fitorës së lirisë, i cili me shumë të drejtë e përkufizonte lirinë si të drejtën e shenjtë për të ndjekur ëndrrat pa frikë dhe pa kufizime. Jetësim që do veprime, sakrifcë. Puna konkrete, e guximshme, na bëri që ne dhe breznat e rinjë të kenë frymëzim real, kjo erdhi duke na treguar se edhe kur gjithçka duket e pamundur, vendosmëria, guximi me mend e me vend, mençuria dhe besimi për veprime konkrete mund të ndryshojnë historinë. Ndryshim që, asnjë ndryshim pozitiv nuk bëhte dot pa sakrifica për Lirinë e kombit tonë që ishte më e rëndësishme sesa rehatia personale, pra çlirimi dhe Liria.

Liria as që mund të ëndërrohet si fitore, pa unitet. Baca, me shumë të drejtë e konsideronte unitetin kombëtar si forcën më madhore kundër çdo robërie, duke thënë: “Të bashkuar, ne jemi jo vetëm të pathyeshëm, por edhe çlirimin dhe Lirinë do të gëzojmë përjetë.”

Baca, asnjëherë nuk pushonte duke thënë: Liria nacioanle nuk është dhe kurrë nuk do të jetë dhuratë as prej njeriut as prej zotit. Liri fitohet vetëm përmes luftës çlirimtare, sakrificës dhe guximit të palëkundur. Vetëm kështu, ne nuk do të lejojmë kurrë që errësira e dhunës që po na vjen nga pushtusi barabarë serbë, të shuante dritën e shpresës në zemrën e kombit tonë. Metush Krasniq, si njeri shumë i ditur dhe guximtar, gjithmonë e thonte ate që mendonte se, liria e një kombi “fillon nga liria shpirtërore e individit” dhe jo vetëm. Dhe, këtë mendim me vlera të larta sa filozofike, sa sociologjike dhe mbi të gjitha njerëzore e thonte pikërisht Njeriu që gjithë jetën e tij e shndërroi në një Testament të Pavdekshëm për Kombin dhe njerëzimin, duke na treguar në vazhdimsi se liria dhe dinjiteti janë më të çmuara se jeta vetë. Natyrisht, këto kurrë te Metush Krasniqi, nuk ishin fraza boshe, sepse ai me vepra konkrete i ilustronte ata, pra duke luftontuar pa kompromisë kundër okuptarit pra, për lirinë fizike të kombit tonë, por edhe për emancipimin shpirtëror arsimore e kulturor të çdo individi. Këso veprrash, nuk mudn t’i bënte gjithkush, jo së pakut pa pasur besimin shumë të fuqishëm se vetëm ata që kanë guximin të sfidojnë të pamundurën, mund të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, në këtë rast çlirimin dhe Lirinë nacioanle.

Metush Krasniqi, Hero i Kombit dhe Atdheut, e dinte si askush tjetër se: Uniteti i Mifilltë i Kombit, nuk vjen dot pa edukimin cilësor pra të artë dhe gjithënacioanl, edukim asrsimor ky që ishte dhe është çelësi për të ndërtuar një të ardhme të ndritur e të çlirura pra edhe të lirë.  Vetëm kështu, duhet shikuar e shkuar në të ardhmen por edhe duke besonte se populli përmes luftës çlirimtare do të Fiton që të jeton në liri dhe me dinjitet, pavarësisht vuajtjeve të rënda që na shkaktoj okuptari serbojugosllav. 

Për Bacen, çdo veprim konkret çlirimtar e bazonte në dashurinë për kombin dhe besimin e patundur në potencialin e shqiptarëve për të triumfuar mbi pushtuesin vrastar, pra Serbinë.  Ky besim i Baces, kurrë nuk lejoi që forca brutale e armikut, pra Serbojugosllavisë okupatore,  t’i thyente idealet dhe parimet e tij të pastra prej Njeriu në plotë kuptimin e fajalës, Njeri. Pra, Njeriu, Baca Metush Krasniqi, i cili jetoi dhe ndrroj jetë duke dëshmuar se heronjtë e vërtetë nuk vdesin kurrë, por mbeten përjetësisht në kujtesën e njerëzve.

Për Njeriun, që edhe në çatet e fundit të jetës, i cili vdiç nga torturat dhe helmimi prej shërbimi sekret serb, pra nga gjakatarja kobzezë e vrastare UDB-ja serbe, edhe në ato çaste të rënda, Baca e tmerroj armikun, kur u thoshte: Kot e keni vrastar…, se “kombi shqiptar do të çlirohet nga barabaria e robërsisë serbogjenocidbërse…, dhe, ne si Komb Shqiptar do të jemi të Lirë e të Bashkuar, sepse Kombi ynë është dhe do të jetë përherë si një lumë që rrjedh pandalshëm drejt horizonteve të pafundme të prosperitetit dhe harmonisë, pra drejtë Shqipërisë si e ka falur Zoti, Shqipërinë e Natyrshme”.

Baca, Metush Krasniqi si “lumenjët që nuk e pinë ujin e vet; si pemtë nuk i ngrënin frytet e veta; si ret nuk e përbinë shiun e vetë, ç’do gjë që është e madhe gjithmonë është në dobi të të tjerëve, në këtë rast të Kombit Shqiptar.”(Urti Pop., ref. “Isa H. Dërmaku.”Lirikos” Lublanë, 1991 f.47)

Dhe ne sot, me krenari përkulemi para vepres heroike të heroit legjendar, Metush Krasniqi, duke thënë zëshëm dhe me tërë qenien tonë që del nga zemra, shpirti dhe mendja:

Lavdi të përjetshme njeriut që jetoi për të ndriçuar kombin me virtytet, mençurinë, guximin dhe përkushtimin e tij të pashoq.

Lavdi dhe Nder përjetësisht për Heroin e Vërtetë, Bacë, Metush Krasniqin!