Në pritjen tradicionale të organizuar me 31 Korrik në me mërgimtarët tanë në shtetet perëndimore ku merrnin pjesë profile të shumta mërgimtarësh të suksesshëm në fusha të ndryshme, Presidentja Osmani nënvizoi ndër të tjera se : “ Sot shqiptarët janë bërë faktor i rëndësishëm zhvillimor, kudo që kanë shkuar gjithandej nëpër botë, dhe jo vetëm si prezencë fizike, por edhe si prezencë politike, duke qenë deputetë, kryetarë komunash, profesorë, artistë, inxhinierë, sportistë të suksesshëm, e këngëtarë me famë botërore”.
Për të iu drejtuar mërgimtarëve me fjalët mirënjohëse se : “Kjo paraqet një faqe lavdie për të gjithë kombin tonë, ngase kudo që shkoni, ju ia zbardhni fytyrën Kosovës, por gjithashtu, kudo që shkoni e mbani me vete Kosovën. Ju e keni përfaqësuar vendin tonë më mirë se çdo fjalë apo slogan, prandaj e themi çdo herë që jeni ambasadorët më të mirë të Kosovës, pa na u hidhëruar ambasadorët tanë që formalisht dhe shumë dinjitetit na përfaqësojnë gjithandej nëpër botë”, u shpreh u shpreh Presidentja Osman.
Edhe në këtë mbrëmje pati pjesëmarrje nga të gjitha shtetet e vropiane, ndërsa që nga Zvicra krahas grupit të mjekëve, biznesmenëve, gastronomeve nuk mungonin as shkrimtarë e artistë apo edhe grupe muzikore, siç ishin ata të Ansamblit “Vatra të Bylahut” të Cyrihut, që edhe realizuan disa pika artistike , duke fituar simpatinë e të të pranishmëve.
Po ashtu , krahas mirëseardhjes pati edhe një moment dhembjeje për vdekjen tragjike për vdekjen e 33-vjeçaritt Rrahim Latifit, në Liqenin e Ujmanit, për të cilin Presidentja kërkoj që të nderohet me një minutë heshtje.
Me këtë rast edge disa foto e incizime nga kjo pritje e cila kaloi përmes një atmosfre shumë të përzemërte, meqë rast mërgimtarë nga vendet e ndryshme patën rastin të njihen më për së afërmi mes vete.































