Në përmbyllje të vizitës së 6 ngulimeve arbëreshe ku nxënësit, mësuesit dhe prindërit, u pritën me shumë përzemërsi kudo që shkuan në shkolla, biblioteka, muze e institucione të tjera, duk krijuar ura miqësie e vëllazërie, vizituan edhe bibliotekën e famshme “At Bellusci” të themeluar nga kolosi Prof.Dr. Antonio Bellusci, misionar dhe atdhetarë në kapërcyell të dy shekujve të fundit. Ata u pritën në derë të Bibliotekës nga e motra e At Antonios- Katerina Bellusci- Rina, e cila zakonisht çdo vizitor e pret apo edhe e përcjell me këngë të vjetra arbëreshe.
Kështu gjatë vizitës 4 ditore te nxënësve te shkollës shqipe në Zvicër, drejtuar nga Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu, në baze te projektit “ Mos Harromi gluhën “ (projekt ky qe nisi nga Qendrës Albanologjike mbi Gjuhën dhe kulturën Arbëreshe, themeluar nga At Bellusci, ide e përcjellë nga Ornela Radovicka) përqafuar nga shkolla e Ungres dhe mbështetur nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e Shoqata “Hora e Arbereshve” me seli Zvicër, mbylli aktivitetin e saj me vizitën ne Bibliotekën Antonio Bellusci.
Ceremonia, u drejtua nga Tommaso Bellusci, Presidenti i Bibliotekës Internacionale A.Bellushi i cili foli si dhe kur lindi kjo bibliotekë dhe cili ishte At Bellusci.
Fjalën e mori Drejtuesja e Qendrës Albanologjike, për kërkime mbi gjuhen dhe kulturën arbëreshe Ornela Radovicka. Fjalimi iu pasua gazetarit Rexhep Rifati, anëtar nderi i Qendrës Albanologjike, dhe ceremonia vazhdoi me praninë e Inxhinierit Profesor Tommas Ferrarit, hartues i programit te këtij projekti i cili „kurorëzoi“ ç’do nxënës me Plisin e At Belluscit, dhuruar nga 4000 shqiptarë te diasporës ne New Jork, me rastin e një Konference e mbledhur për sensibilizimit te çështjes se Kosovës me 1989 ne praninë e kongresistit, arbëreshit Josif Dioguardi nga ku u hodhën rrënjët e para për Pavarësinë e Kosovës…
Nxënësve iu dhurua libri Antologjia mbi gjuhen arbërore te Greqisë, hulumtime te At Bellushit, ndërsa mësuesve, iu dhuruan librin mbi Fjalorin ne tre gjuhë, arbërisht, angësht, dhe shqipja standard shkruar nga At Bellusci.
Duke konsideruar faktin qe at Bellusci ishte edhe një etnolog, nxënësve iu shpërndanë edhe souvenir, nga territoret e Kalabrisë ku themeluan qytezat e tyre Arbereshet.
Gjate qëndrimit te tyre ne Biblioteke, pane me fjalen e At Belluscit ne New York, per sensibilizimin e çështjes se Kosovës se lirë , te pavarur, kur ende çështja e saj trajtohej si mohim i te drejtave te njeriut.
Ne fund, nxënësve iu shpërndanë një bufe e vogël për tu ndjerë si ne familje.
Kaluan disa çaste, te gëzuar, për te mallëngjyer, ku lot emocioni nuk munguan, por fuqizuan me thelle dashurinë, por edhe vëllazërinë!
Teksti: Ornela Radovicka & fotot : Rexhep Rifati

















