Vrasjet dhe burgosjet e veprimtarëve shqiptarë të Organizatës së LNDSH-së nga OZN-ja dhe UDB-ja jugosllave. Ekzekutimet, burgosjet, arrestimet arbitrare dhe arratisjet e patriotëve shqiptar nga OZN-ja dhe UDB-ja jugosllave-pjesa e parë
Shkruar nga Sami ARIFI
Riza Strellci
U lind në fshatin Tërnofc (Malishtë), më 6 janar të vitit 1904, fshat ky në afërsi të Janjevës. Atdhetari Riza Strellci, më shumë njihej në popull me emrin Zhegovci, fshatë në komunën e Gjilanit, ku, Riza e kaloi fëmirinë, ai disa klasë të shkollës fillore i kishte kryer në Gjilan, por për shkak të kushteve nuk e kishte përfunduar. Riza së bashku me familje e tij kishte ndërruar shumë vendbanime në Zhegovc-komuna e Gjilanit, Strellc të Deqanit, në Miradi të Epërme e të tjera.
Riza Strellci ushtroi zehen e zdrukthëtarit në Miradi, Bresje , Lizmir, Sllatinë, Bardh të Madh e të tjera. Atdhetari Riza ishte edhe rapsod i njohur me zërin e tij kumbullues, këndonte, krijonte edhe vet këngë patriotike, ai sillte në Kosovë libra shqipe sepse ishte edhe arsimdashës i madh. Riza njihej për së afërmi me shumë atdhedashës si: Bajram Gërgurin, Xhemë Reçicën, Ali Berishën, Ajvaz Kutllovcin nga Bardhi i Madh, Avdyl Sogojevën nga Grabofci e të tjerë. Atdhetari Riza Strellci herët i bashkëngjitet Organizatës së LNDSH-së, ai ishte bashkëpunëtor i ngusht i Ajet Gërgurit e Gjoni Serreçit, po edhe shumë të tjerëve. Atdhetari Riza Strellci u kap nga OZNA dhe në fillim të janarit të vitit 1947 u dënua me 15 vite burg të rëndë. Riza dënimin e vuajti në burgun e Nishit, por ai nga maltretimet dhe torturat, që i bënë, të paskajshme të OZN-së ndërroi jetë po në këtë vit në burgun e Nishit. Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Riza Strellcit…
Sabit Qazim Llashtica
U lind në fshatin Llashticë-Komuna e Gjilanit, ai ishte kryeshef i OZN-së, për rrethin e Drenicës dhe Skënderajt, ai ishte njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të LNDSH-së për zhvillimin e aktiviteteve në udhëheqjet e rëndësishme, ai i dha informata Muharrem Bajraktarit për planet që kishte kurdisur OZNA për likuidimin e Muharremit. Sabit Qazimi me punën dhe aktivitetin ilegal ndikoi që Organizata të ketë jetë të gjatë në rrethin e Drenicës.
Sabit Qazimi për veprimtarinë e tij atdhetare dënohet nga Gjyqi Ushtarak në Prishtinë me vdekje/ pushkatim, por ky dënim më vonë u shndërrua në 20 vite burgë të rëndë, ai i mbajti 15 vite burg, edhe pas lirimit UDB-ja nuk e kishte lënë të qetë, në mënyrë, që ai ta lëshonte Kosovën, ose të bashkëpunoi me UDB-në, prandaj ai u detyrua të ikë në Shqipëri, por edhe organet e sigurisë shtetërore shqiptare dyshuan dhe prapë e kthejn atë në Jugosllavi, të cilin jugosllavët prapë e burgosin dhe e akuzojnë për veprimtari armiqësore.
Shahin Rrahim Gërdovci
U lind në vitin 1919 në fshatin Gërdovc (Plepas) të Llapit, ai gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) kishte marrë pjesë në formacionet e policisë shqiptare, për një kohë ishte komandant i policisë në Koliq., Podujevë, ishte edhe pjesëtarë i Divizionit „Skenderbeg“. Shahini luftoi në mbrojtjen e trojeve etnike në kufi me Serbinë, në të ciën luftë ra edhe vëllai i tij Ismajli. Atdhetari Shahin Gërdovci mori pjesë në, Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës, ai bashkëveproi me Adem Gllavicën e Tahir Dumnicën, ai tradhtishtë ka rënë së bashku me dy vëllezërit e tij, Dautin dhe Ibrahimin, në vjeshtën e vitit 1945 gjatë udhëtimit duke u larguar për në Greqi.
Besim Zeqiri (Shyt Marevci)
U lind në Marec, ai mori pjesë në shumë tubime të Organizatës së LNDSH-së, edhe në Kongresin e Pestë të Blinajës bashkë me grupin e Shemsi Mramorit, ai (Shyt Marevci) shquhej si strateg e luftëtar, ishte pjesëmarrës i shumë betejave të Kosovës Lindore, ai ishte komandant i xhandarmërisë në Hajnoc. Besim Zeqiri nuk u pajtua me pushtimin jugosllav, prandaj ai doli në mal kundër këtij pushtimi, më 8 shkurt të vitit 1947 u rrethua në Meshinë të Kamenicës dhe pas një lufte të rrept çau rrethimin. Besimi për shkak të plagës së rëndë në këtë luftë dhe për të mos rënë i gjallë në duart e armikut (UDB-së), vrau vehten me dy bomba që i kishte ruajtur për momentin e fundit të jetës së tij, (Marr nga autori i librit Dr. Muhamet Shatri, Platforma Kombëtare e lëvizjes Nacionale Demokratike Shqiptare fq,53).
Raif Ramiz Halimi
U lind në fshatin Cërnicë-komuna e Gjilanit, Raifi ishte djal i atdhetarit të madh Ramiz Cërnicës, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesnen Gjimnazin i cili e kishte regjistruar në Gjilan, por pas një kohe të shkurtër largohet nga aty për të vazhduar shkollimin në Gjermani, në qytetin e Hanoverit, megjithatë, ai shpejt kthehet nga atje dhe regjistrohet në Shkollën Normale „Sami Frashëri“ në Prishtinë, në klasën e dytë. Por Lufta e Dytë Botërore (LDB) dhe ngjarjet që ndodhin në Anamoravë në veçanti, e në rajon në përgjithësi e detyruan që të ndërpres shkollimin dhe të përfshihet në lëvizjen antifashiste. Në fillim të vitit 1945 fillon regjistrimi i vullnetarëve për të marrë pjesë në LNÇ, nga këta vullnetar u formua edhe Batalioni i ashtquajtur Batalioni i Rinisë. Ky Batalion i Rinisë pas formimit niset për Prishtinë, dhe posa arritën aty, caktohet edhe kuadri komandues. Për komandant të Batalionit ishte caktua Isuf Ibrahimi, ndërsa për komisar të Batalionit caktohet Raif Halimi. Ky batalion vendoset në Kazermat Ushtarake të Prishtinës dhe pas tri-katër ditëve vazhdon rrugën për në Drenicë duke iu bashkëngjitur Brigadës Parë Sulmuese të Kosovës si Batalion i Katërtë i kësaj Brigade, vazhon rrugën pastaj për Istog, ku edhe vendoset për një kohë më të gjatë. Ndërkohë fillon Lufta e Drenicës gjatë qëndrimit të këtij Batalioni në Istog, u detyruan të marrin pjesë në këtë luftë, por duhet cekur se lufta kundër atdhetarëve nga kuadëri i komandës ishte formal dhe nga aty filloi që ata të përcilleshin dhe ishin në shënjestër të forcave jugosllave. Raifi me shokë këtë e kishte hetuar që janë në shënjestër nga forcat jugosllave, prandaj rreziku ishte i madh poqese ende do të qëndronin aty. Atyre nuk u kishte mbetur tjetër përveç se të dezertonin, por është qudi se si për një kohë të shkurtër të gjithë arrestohen. Më 24 prill të vitit 1945 Gjykata Ushtarake e Prishtinës para Gjyqit i nxjerr 7 persona për t’i dënuar. Gykata i akuzon për rezistencë të dobët ndaj armikut dhe dezertim nga trupat ushtarake. Gjykata Ushtarake e Prishtinës iu shqiptonë dënimet: Dënim me vdekje/pushkatim Jusuf Ibrahimit, Raif Halimit, Xheladin Xhaferit, Abdyl Hysenit dhe Shaban Cërnicës, por në ndërkohë, Raif Halimit i falët dënimi me vdekje dhe i shqiptojnë dënimin 20 vite burg të rëndë, dy të tjerëve iu shqyrtohet dënimi me nga dy vite burg. Raif Halimi asnjëherë nuk shkroi shkresë për tu anmistuar edhe se edukatorët dhe gardianët e këshillonin që të bënte një gjë të tillë. Vështërsi e madhe ishte për Raifin kur kishte kuptuar se edhe babai i tij, Ramiz Cërnica, ishte dënuar 20 vite burgë të rëndë, për fat të mirë babë e bir për 3 vite kishin qëndruar së bashku në burgun e Mitrovicës së Sremit, derisa gardianët më vonë e kishin kuptuar se çka ata ishin në mes veti…



















