„… mos rri në gurbet djalo hajde te shpia…“

Sot në Qendrën Tregtare në Shkup (GTC) një grup këngëtarësh dhe muzicientësh promovojnë këngë shqipe me vlera të larta artisike, duke prekur temat e migrimit të të rinjëve shqiptarë, të cilët vazhdimisht po ikin dita ditës dhe po braktisin masovikisht vendlidjen e tyre.​

 

Këto këngë ngjallën emocion të thellë tek kalimtarët, konkretisht ata shqiptarë, té cilët kohën e tyre mes pausave të punës u relaksuan më këngé nostalgjike artistike, e sidomos një relaksim i papritur.​

Kënga „… mos rri në gurbet djalo hajde te shpia...“ , ishte kënga që mblodhi kalimtar, siç duket ishte texti që preku dhe rrëmbeu aty për aty zemrat e njerëzve. Madje për tu kënaqur edhe më tepër me këtë ishte edhe ndalja e turistëve të huaj për të dëgjuar, edhe pse nuk e kuptonin fare tekstin, por shijet e tyre hudhen mbi melodin e kéngës, dhe dashurin për këngën shqipe.

 

Pra, si çdo herë në kryeqytetin dardano-shqiptar siç është Shkupi, asnjéherë nuk mungojnë vlerat dhe zëri i shqipeve tona të shkëlqyeshme, qofshin ata nga ose jashtë vendit.​

Shkupi si një kryeqender shqiptare në Maqedonin e Veriut numëron një numë​r të madh të shqiptarëve, universitet shqiptare, teatro, etj etj, pra një qendër që s’pushon artistikisht duke frymuar shqip.