Mbrëmë me 23.06.2024 në hapsirën e restorantit Balkan në Linz të Austrisë u promovua monografia GAZMEND ZAJMI-NJË JETË PËR KOSOVËN e autorit, gazetarit dhe publicistit të njohur z. Nuhi Bytyçi, botuar nga “IDEA MULTIMEDIA” në Prishtinë.
Nga Vahidin Beluli
Të ftuar në këtë promovim ishin drejtues të shoqatave shqiptare në Linz dhe rrethinë, veprimtarë dhe ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë rajon.
Një vlerësim për përmbajtjen e monofrafisë dhe veçmas kontributin e Akademik Gazmend Zajmit për ngritjen e kuadrove për zhvillimin përgjithshëm të Kosovës dhe argumentimin e të drejtës së popullit shqiptarë për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e bëri z. Ismet Sinan, mësues i gjuhës shqipte në shkollat publike në Linz. Një recenzim të kësaj monografije të pregaditur nga z. Anton Marku, Kryetar i Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri e lexoi z. Rexhep Sahiti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivist në Austri. Kurse për biografinë e autorit të kësaj monografie foli z. Adnan Abdullahu, anëtarë i Këshillit për Migrim pranë komunës së Linzit. Ndërsa vetë autori i monografisë z. Nuhi Bytyçi ndau opinionet e tij me të pranishmit për idenë dhe përkushtimin e tij për botimin e monografisë kushtuar akademit Gazmend Zajmit si dhe ju përgjigjë pyetjeve të shumta të parashtruara nga të pranishmit. Promovimin e monografisë e moderoi z. Vahidin Beluli, Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare BASHKIMI në Linz.
Mbrëmja u shoqërua edhe me një fragment nga filmi dokumentar PROJEKTUESI I SUBJEKTITVITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS, kushtuar Akademik Gazmend Zajmit nga autori Nuhi Bytyçi, gjë e cila rikujtoj edhe njëherë ngjarjet me rëndësi të veçant për shtetformimin e Kosovës tek të pranishmit që kanë përjetuar ato kohë dhe natyrisht zgjuan kurreshtjen për motivin dhe sakrificen akademike dhe juridike të Akademik Gazmend Zajmit për çështjen kombëtare tek gjeneratat e reja.





















