Një jetë e pashuar!
Skruan: Sami ARIFI
Një jetë për njerëzi n’përjetësi është e pashuar,
një jetë për vehte shpejt është e harruar!
Kush më shumë dha se ç’duhet dhën,
për njerëzinë ka emrin baba edhe nënë!
Kush më pak mori se sa duhet marrë,
jeta e tij s’ka kurrë për t’ju ndalë!
Jeta e pashuar i mbetet n’përjetësi,
emri i paharruar i mbetet në njerëzi!
Njerëz t’paharruar ata janë Hyjni,
s’shitetn as s’blehen se janë për drejtësi…


















