Frymëzim fotografësh
Nga Blerim Rrecaj
Gjashtë artistë shqiptarë
Gjashtë fotografë
Gjashtë ambasadorë shpirtlirë
Drejt teje Spanjë u nisën fluturim
Erdhën zogjtë e tu t’i shohin
S’i rrahin krahët si fluturojnë
Përsëri bien ngrihen
E nëpër çfarë degësh qëndrojnë
Panë e ç’panë e shkrepën
Me emocione e durim
Ky më iku e këtë e kapa
Ja kjo shqiponjë e ky bilbil
Pastaj u përshëndeten
I thanë Spanjë kemi dëshirë
Asgjë më shumë se sa kaq bukur
Të fluturojmë si zogj të lirë
Dhe vazhdojnë fluturimin
Natyrisht me flatra zogjsh
Në atdhe mbjellin frymëzime
Në atdheun që frymëzon

















