Kosova duke ecur prej kohësh me dramën në trup ia mbërriti në kohën e sotme ta nxjerrë këtë dramë prej trupit të vet dhe të demonstrojë se ç’po ndodh përnjimend. Kambanat për këtë dramë patën rënë më parë, shumë kohë më parë. Dhe, bota përgjithësisht e pandjeshme ndaj dramave të tilla të mëdha, si ato që mund të quhen si drama të Kosovës, këtë radhë ia arriti megjithatë, të reagojë në mënyrë të civilizuar ndaj kësaj drame, ndaj dramës së një populli që dëbohet nga trojet e veta.
(Nga ditari i Petrit Palushit, Kukës)



















