Sot cdo kund në botë, shënohet Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Është zgjedhur pikërisht 8 maji për të shënuar këtë ditë, sepse në këtë ditë kishte lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant.
Disa herë kishte pasur emra të ndryshëm, ndërsa më 1948 iu vendos përfundimisht si Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe që atëherë shënohët në cdo vend të botës me aktivitete të ndryshme.
Njihet si dita që shënon rolin e anëtarëve dhe vullnetarëve në shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e njerëzve të varfër në të gjithë botën.



















