Festohen Pashkët Katolike në Kosovë

Me rastin e festës së Pashkëve katolike, të gjithë besimtarët katolikë në vend, e kanë shënuar këtë ditë në traditat e tyre të zakonshme, ndërkohë që edhe urime të shumta shkuan në drejtim të tyre, nga kryeshtetas e bbesimtarë të ndryshëm.

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, ka lutur që njerëzit ti mbizotërojë paqja dhe dashuria, pa marrë parasysh cilit besim fetar i përkasin ata. Ai ka porositur dhe ka lutur nga njerëzit, që bashkë të jenë promovues të paqes dhe të ardhmes

Në pritjen e organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës për Festën e Pashkëve katolike në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë, morën pjesë zyrtarë të institucioneve shtetërore të Kosovës, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë, myftiu Naim Tërnava, përfaqësues të misionit paqeruajtëse të KFOR-it dhe të tjerë.