Frankfurti mundi Benfican 2-0 të enjten në mbrëmje, duke përmbysur një deficit prej dy golave nga ndeshja e parë dhe për ta caktuar një takim në gjysmëfinale me Chelsea pas dy jave. Mund të jenë jo-favorit ndaj djemve të Maurizio Sarrit, por Blutë nuk duhet t’i nënvlerësojë. Frankfurti jo vetëm që ka rrëzuar Benfican, por i ka hedhur poshtë dhe Interin dhe Shakhtar Donetskun, ndërsa në grupe i kanë marr gjashtë fitore, me Marseillen dhe Lazion aty.
Ata aktualisht janë përfaqësuesi i vetëm i futbollit gjerman në Evropë. Ashtu si Ajaxi, historia e Frankfurtit këtë vit është për tu përshëndetur nga çdo tifoz neutral, pasi po i thyen ligjeve e të fortëve, të parave, që e kanë kapluar futbollin modern.
Nëse Ajaxi e ka kthyer magjinë e vitit 1970 që e kishte në zemër, Frankfurti është alternativa e rock’n’rollit: një gisht i mesëm plot zjarr për klubet e mëdha të futbollit evropian.



















